ATDHEU NË RRUDHA

BLERIM KASNECI

Mbas shtegëtimesh të gjata,
U ktheva nga udha
Gjeta atdheun.
Të zhytur në rrudha

Zemra rrahu fort
Më hipi trishtim
Sa shumë është m’plakur
atdheu im!

Me mall në buzë,
dergjen,
plakat e urta
Me shikimin e tretur

Në udhët e gurta
Nga shpirti u del
I qarë mallkim,
Për rrugët e largëta
Që vodhën rininë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Blerim Kasneci
DHE DIELLIN S’MUND TA PREK

BLERIM KASNECI Dhe diellin s'mund ta prek. Për jetë u shkri , në perëndim . Pak rreze që përshkojnë retë...

Close