BERAT

ROLAND MUSTA

I moçmi qytet i botës
Me emrin Berat
Më lojti nga mend e kokës,
Më bëri përçart.

Atje s’shkoja për ca kisha
Rrëze një kështjelle,
Si një velë e kaltër isha,
Isha si kotele.

Atje s’shkoja për ca kisha
Siç bënin turistët,
Si një re e mbytur isha
Pa ndeshur Luizën.

Një qytet nga fundi i botës
Me emrin Berat,
Më shkuli nga mend e kokës
Mbeta beribat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Roland Musta
ATAVIZËM

ROLAND MUSTA Që nga Çajupi, Konica e Zogu Te Fishta, Kadareja e Arshi Pipa, Shqiptarët s’u bënë e s’u bënë...

Close