BORGJEZ TË VDEKUR

BLERIM KASNECI

Beton
hekur
mure gri
Tavane të errët
pis të zi

Sy të humbur
shpirtra të mekur’
Shpresë e madhe
e ardhme e vdekur.

Qiej blu
mbuluar në hekur
në prranga “kuq”
kufomë e tretur.

Çelsa të ndryshkur
burgosin një shekull
Kush i mohuar
e kush i tretur
presin ditët
të bëhen shekuj.

Koridore të ftohtë
derdhur në hekur
Gardian të lumtur
borgjez të vdekur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in albania, albanian, autori, BLERIM KASNECI, BORGJEZ, poezi, shqip, shqiptar,
Oh! Toka ime.

ADELINA BILBILI Oh! Toka ime si mjaltë ku dielli qëllon,era qëllon gruri shtrihet ne fusha si flaktë unë si fëmija...

Close