E PAKAPSHME

ANTON ÇEFA

(një kokete)

E pakapshme,
Delir që flirton me veten
E vetes i mungon.
Të kënaqë prania e shikimeve lakmuese
Që vuejnë bardhësinë verbuese
E lakimet e epuna të shtatit tand të hajthëm.

Nji gjysmë buzëqeshje çelun n’ironi
Të ngjitet deri në ballë, ndër sy,
Të zbret kudo, në gji, ma poshtë,
Deri ndër gishta të kambëve.

E pakapshme,
Delir që flirton me veten
E vetes i mungon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Anton Cefa
PREHJE

ANTON ÇEFA Po prehem në kolltukun e zvërdhamë Të mungesës sate. Hije e dridhshme lamtumire E varun diku në gjysmë...

Close