Erdh pranvera

Përparim Hysi

Kur shoh pemët mbushur lule
E kuptoj se erdh pranvera
Për një çast pranë seç m’u ule
Mikja ime, Antonela !

Se kur shoh që pemët çelin
Zë përqas, afroi kujtimin
Edhe hiç nuk e mbaj shendin
Si nuk mbaj dot mallëngjimin.

S’mbaj mallëngjimin e një kohe
Tutje, sa viteve më parë!
Ndjej regëtimat e një “ohe!”
Të një kohë, mbushur mall.

Më mallëngjen malli i njëherës
Dhe më bëhet si tani
Është çudi, si pranverës
Unë harroj që jam pleqëri.

Rihen pemët…edhe stinët
Mu si pemët hap “lastar”
Pse më duket se bien thinjat
Në pranverë zë bëhem djalë.
7 mars 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Jim Morrison
Jim Morrison-Mbreti i Roc-ut dhe i seksit

  Jim Morrison-Mbreti i Roc-ut dhe i seksit Fotjon Thanasi Jim Morison është një njeri që e ka vendin në...

Close