I TEJDUKSHËM

ANTON ÇEFA

I tejdukshëm shikimi yt
Kah rrëzon nji kand ndriçimi
Të dhimbjes sonë
Përskaj nji kohe që kaluem dikur.

I tejdukshëm dëshiri im
E duert tua të zbehta
Që dridhen si flakëz qiri.

E tejdukshme kjo dhomë e zbrazët
E fjala
E fryma
E shpirtnat tonë të tejdukshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Anton Cefa
TROKITJE DRITE

ANTON ÇEFA Kjo asht dhoma Ku u fute nji ditë në jetën time Me do trokitje drite. M’qe ngri mendimi...

Close