Jam i dashuruar

Përparim Hysi

Ja tek pohoj :- Jam i dashuruar.
Ndroja doli më e fortë se shpengimi.
Nuk gjej fjalë më për t’u qetuar
Se kaq i madh është përjetimi.

Sado që u mundova ta shmangja
Se ky përjetim nuk ka moral
Por s’durova kur u rrëfye ajo, gruaja,
Dhe thashë:- Moral, shko në djall !

Oh, ç’është kjo dëshirë therëse !
Ç’është kjo pranverë e vonë?!
Dashuri! Je e mistershme
Sa moshën e vonë turbullon.

Hyra në “valle” si padashje
Vet jam “viktimë” e “xhelat”
Dhe ajo”pjesëmarrëse në vrasje”
Ajo- një “vrasëse” mjaltë.

25 shkurt 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Përparim Hysi
Dhe pastaj…

Përparim Hysi Ato buzë aq sensuale I shoh larg e dua t'i puth Se m'u bë mëndja havale Dhe për...

Close