JAM RE E QIELLIT TEND

Julia Gjika

Gjakovë me cati të kuqe
Me oborre, pemë rrënduar nga fruta
Gjithcka e pabesushme më duket
Edhe qënia ime tek ty, e pabesueshme.
Lëviz si një re e qiellit
Herë ndricohem
Herë ngrysem, herë humbas.
Ti e sapozgjuar
Me veshtrimin në lëndinën e Mejës
Të qan zemra,syri të qan
Me gjak të trembur je
Nga ëndrra e frikshme
Akoma nuk e ke marë vehten
Dukesh e mpirë
Sapo ke filluar jetën e re
Ringjalljen takoj tek gjakovarët
Tek krahët e tyre që varrosën të keqen
Shpresa është mbështetur .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Julia Gjika
KOSOVE, VJESHTE 2006

JULIA GJIKA Po vij tek ty dhe humb Në luadhet e gjelbra Në luginat ku krihen zanat Fytyren te laj...

Close