Jim Morrison-Mbreti i Roc-ut dhe i seksit

Jim Morrison

Jim Morrison

 

Jim Morrison-Mbreti i Roc-ut dhe i seksit

Fotjon Thanasi

Jim Morison është një njeri që e ka vendin në Olimpin e poetëve. Ishte poet me përurore perëndie. Jim Morrison dinte të jetonte, të shijonte dhe të vdiste. Ai jetoi, shijoi dhe vdiq si një poet i vërtetë.
Cili është me të vërtetë Jimi?
Ai është mbreti hardhucë, që mund të bënte gjithçka. Ishte kërkues i një kuptimi të ri, i një filozofie të re. Ai donte të krijonte një kopsht të veçuar që të ishte pa dhimbje, ku të kishte veçse lumturi. Për ta bërë këtë ai duhet të dilte nga mërzia, nga monotonia dhe nga dhimbja e kësaj jete. Ai gjeti një zgjidhje: Filozofinë “ Breakonthrugh “ që të jep mudësinë të shpërthesh përtej çdo problemi të jetës.
Në moshën 6-vjeçare përpara syve të tij aksidentohen dhe vdesin dy indianë. Tërë jetën e tij Jimi besonte se njeri prej shpirtrave të tyre hyri tek ai. Gjithnjë ai gjendej i persekutuar nga fantazma e Indianit që i fliste në mënyrë misterioze dhe i tregonte të ardhmen. Lezonte shumë, sidomos poezi dhe autori i preferuar ishte filozofi Niçe. Prirja e tij më e madhe ishte të shkruarit e poezive dhe mendonte të shfrytëzonte muzikën për të përcjellë mesazhin dhe idetë e tij në masë të gjerë.Krijon bandën muzikore : “The doors” (Dyert) që siç thoshte ai vetë, ishin dyert e perceptimit. Jimin e ndihmonin në perceptimet e tij edhe alkooli dhe LSD-ja.
Nuk kishte frikë të eksperimentonte, kërkonte shumë nga jeta dhe i jepte shumë asaj. Kë nga më e pëlqyer e bandës së tij ishte “Light my fire” me vargjet:
Eja vogëlushe ndize zjarrin tim
Të përpiqemi t’ë vëmë zjarrin natës…
Jimi shkruante poezi, jetonte çastin dhe dhimbjen e ndjente më shumë se të tjerët.Ai thoshte : “Kur vdes, bashkë me ty vdes edhe dhimbja”, ndoshta kjo e bënte ta dëshironte vdekjen. Megjithatë ai dinte të jetonte më mire se shumë të tjerë që kishin frikë nga vdekja dhe tregoheshin të kujdesshëm. Ndoshta vdekja për Jimin Ishte një “ Breakonthrugh “.
Ai arrestohet nga policia për shumë akuza, midis të cilave edhe për :mashtrim publik”. Thyen çdo rregull që ekziston vetëm nga “kënaqësia” për të thyer. “Shpërthen” mendjen me alkool dhe LSD, por kjo vetëm e ndihmon për të qenë më mire vetvetja.
Për meshkujt ishte një mit, për femrat një ëndërr. E quanin “mbret i rock-ut dhe i seksit”. Vetë banda “The door” personifikonte thyerjen e rregullave, dhe ky mesazh jepej në çdo këngë. Të paharrueshme mbeten poezitë si : “Lutje amerikane” me vargjet :
O Krijues i Madh i qenieve
Dhurona më tepër që të shprehim artin tone
Dhe të përmirësojmë jetët tona
Të droguarit dhe ateistët janë dy here hyjnorë
Dhe duke vdekur
Ne jetojmë, ne vdesim
Dhe vdekja nuk ka fund…
Jim kishte mendime të ndryshme për jetën, por një gjë e dinte mire, që jeta është e mbushur plot me dhimbje. Në poezinë “Rënkim”, (A lument) gjejmë vargjet:
A mund të eksiztojë një ferr më i tmerrshëm se ky që po jetojmë”?
Kjo dhimbje ebën atë të eksperimentojë me lumenj alkooli e me sasira të mëdha droge që e çuan drejt vdekjes.
Jim vdiq nga një overdozë droge.
Ai prehet në varrezat e gjenive të Francës si Balzak, Hygo, Molier etj.
Poezia “The end” (fundi) që është soundtrack i filmit “Apokalipse now” e shpreh fundin me këto vargje:
Ky është fundi mike e bukur
Ky është fundi miku im i vjetër, fundi
I planeve tona të detajuara, fundi
I gjithçkaje që qëndron, fundi
Asnjë shpëtim a suprizë, fundi
Kurrë s’do të shoh më permes syve të tu
Fundi qeshjeve dhe gënjeshtrave të buta
Fundi i netëve ku u përpoqëm të vdisnim
Ky është fundi.

Tiranë, 1998

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Përparim Hysi
SHTËPIA E NOLIT NË FLORIDA RËNKON E KËRKON NDIHMË

  SHTËPIA E NOLIT NË FLORIDA RËNKON E KËRKON NDIHMË Përparim Hysi Impresione prej një interviste …Eshte imperative dhe, njeheresh,e...

Close