KANGËT E PAKËNDUEME

MILLOSH GJERGJ NIKOLLA – MIGJENI

Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme,
të cilat ende as vuejtja as gëzimi s’i nxori,
të cilat flejnë e presin nji ditë ma të lumnueme
me shpërthye, m’u këndue pa frigë e pa zori.

Thellë në veten teme kangët e mia jesin…
e unë jam vullkani që fle i fashitun,
por kur t’i vijë dita të gjitha ka me i qitun
në njimij ngjyra të bukra që nuk vdesin.

Por a do të vijë dita kangët me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! Se liria filloi me lulzue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën.

O kangët që fleni, reliket e mia
që ende s’keni prekun asnji zemër të huej,
vetëm unë me ju po kënaqem si fëmia
unë – djepi i juej, ndoshta vorri juej.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in gjergj, kenget, migjeni, millosh, nikolla
Millosh Gjergj Nikolla-MIGJENI
KANGA SKANDALOZE

MILLOSH GJERGJ NIKOLLA – MIGJENI Nji murgeshë e zbetë, që bashkë me mkatet e botës barë dhe mkatet e mija...

Close