Kartolinë

ADELINA BILBILI

Kartolinë të shkrova për Vitin e Ri
dielli kërcente bukur në shi
kur natyra bën një mrekulli
ti pate heshtur,arsyen s’e di.

Ylberi me shtatë drita mbi kodra
ishte i vetmi dëshmitar memec
ndoshta ishe mbërhtyer me lodra
doje,padyshim,ëndra të ngec.

Nëse pyet një fjalë si ndihem
agimi,muzgu,nata e dita
më mbyllin zog në kafaz
nota muzike iu vishen
çdo gjurmë të lihet pas.

Kur gjumi më del befas,
ti shfaqesh’-“Fli ,jam unë”
lotë malli më bien
“trëndafil i rrallë ,fli o lumë”

Ujë lumi apo përrua
më thuaj të dua rri me mua
pikat e shiut trokasin mbi xham
lotët faqet mi djegin zjarrm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Shefqet Dibrani
XIXËLLONJA

SHEFQET DIBRAN Xixëllonjë ti moj fenere, jep sinjale në fillim vere; dhe heq valle me kunadhe skaj arave, nëpër livadhe...

Close