Lumi

FERIT LAMAJ

– Frymëzuar nga Roberto Saviano –

Mu te lumi nën përrua
Zien puna si në zgjua.

Minj, urithë e kastorë
Rrjepin rërë e zhavorr.

Karkalecët buldozerë
Zbrazin kovat mbi gomerë.

Eh, ç’na gjeti, vajmedet!
Tashmë lumi s’shkon në det.

Tashmë deti valëshkumë
Turravrap derdhet në lumë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
bardhyl mezini
PUNË E NDARË

Bardhyl Mezini I mërzitur sa më s’ka, I thotë të zotit një ka: Edhe pse punoj në arë, S’fitoj gjë,...

Close