Me qiririn e Diogjenit nëpër duar

Përparim Hysi

Përparim Hysi

Nga Përparim Hysi

Me qiririn e Diogjenit nëpër duar

(përshtypje të një lexuesi)

 Ndodh që gëzohesh nga një lajm i beftë; që ka të bëjë me diçka të njohur.Nodh që gëzohesh edhe nga një letër që merr nga një mik.Veçanërisht,kur je i larguar nga vendi yt,dhe mezi pret që të marrësh qoft dhe një njoftim,sado shkaras,për një ndodhi apo për një njeri që njeh.Mbushesh me gëzim dhe sikur vë krahë,se duket,se për një çast zë e çmallesh me lajmin apo dhe me ndodhinë; se është nga vendi yt. Kështu ndodhi dhe me mua,kur në kutinë postare timen gjeta një pliko pak të veçantë.Në pliko,një libër nga Gazi Buxheli me titull sinjifaktiv:”Qiriri i Diogjenit”.Të jemi i ndershëm,ndjeva po atë gëzim që ka një fëmijë nga një pako e pritshme.Dhe vrapova,po si fëmijë,dhe e lexova me një frymë.Ky gaz i papërmbajtshëm imi ka edhe shkakun me vete.Së pari,se Gaziu,si poet,nuk është i panjohur prej meje;dhe së dyti,i vënë para një boshllëku relativ leximi,s’do mend që i gjeta vetes punë.Pra,siç iu thashë,iu vura leximit me një frymë dhe,pse në tërësi më la mbresa,edhe po shkruaj për këtë vëllim.Natyrisht,nuk marrë përsipër skeptrin e një kritiku letrar dhe,në diku bëhem o tepër sensibël,o dhe pak kritik i bezdisshëm, kjo nuk do të thotë se unë kam gjetur të mesmen e artë të gjithë vëllimit dhe çfarë them unë,është e padiskutueshme.Përkundrazi.Çdo njeri që do ketë pak durim për të lexuar këtë shkrim timin,duhet të rrënjosë mirë në kokë,se këto janë përshtypjet e mia dhe nuk dua t’i imponohem askujt.Dhe sidomos autorit. Parë,në përgjithësi,për mendimin tim,autori,ka bërë një rritje cilësore në këtë vëllim.Rritje në ide,po se po.Me mesazhet që përciell ai goditë në një emërues të përbashkët:bluhet nga obsesioni për të gjetur njerinë.Atë njerinë e vërtetë që duhet të jetë pasues i Krishtit që,pse mbronte të drejtën,e kryqëzuan.Prandaj poeti e kam marrë qiririn mitologjik të Diogjenit në duar dhe sillet për ta gjetur atë njeri.Është i vjetër si moshë poeti dhe e di mirëfilli se zor se gjendet një njeri i tillë.Por këmbët i ka në tokë(s’bën fluturime Pindarike!) dhe ngushëllohet se”në mos e gjet njerinë e vërtetë/diçka nga ai njeri tek ju do të mbetet”/.Ose lexojeni me kujdes poezinë e tij”NJë ditë e çuditshme!”A nuk ka aty elemente të atij që sot në gjuhën letrare quhet realizëm magjik?As që vihet në dyshim?Janë “ngatërruar”kohët:Aty gjen njëherësh,dragoin mitologjik,faraonin e Egjiptit,bombën e Hiroshimës,një biçikletë turravrap, dhe Oqeani Paqësor i bërë zallishte?!!!Të gjitha këto marrin fund me një similitudë të bukur,si një finale e bukur,me dy vargje fine:”…si Serembes,i erdhi një jetë e tërë.”Të”ngatërrosh” kaq kohë njëherësh,siç ka bërë Gazi Buxheli,do të thotë se para teje nuk ke një poet që vetëm vargëzon dhe kaq,por,përkundrazi,një poet që ka një horizont të gjërë e të thellë dijesh,të cilat nuk rreket të na i japë në faqe të të tëra,por në disa vargje shumë domethënës.Ose shikoni një poezi 4-vargjëshe me titull”Abetare”të cilës për t’i mos prishur vlerën,po ua japë ashtu siç e ka shkruar poeti: “Armaturë gërmash/abetarja e klasës së parë/kthyer në levë Arkimedi/me vlerën e syve në ballë/.S’ka si thuhej dhe si shkruhej më bukur.Leva e Arkimedit(a nuk thoshte:më gjeni një pikë ku të mbështetem dhe mund të lëviz tërë botën?!)… dhe analogjia që bën poeti,është më tepër se një mademë e varur në ballin e poezisë.Poeti është skrupuloz për çka shkruan.Ai është i ndërgjegjshëm se në jetë,dorën që s’e kafshon dot,ndonjëherë,duhet ta puthësh.Është relaist dhe historikisht e illustron këtë realitet(pa i vënë maska!) si tek poezia”Dredhi njerëzore”.Rasti i Priamit para Akilit apo i Galileut para gjyqit të inkuizicionit,nuk tregojnë dobësi,por dredhi,të domsdoshme,që poeti,me të drejtë e quan”DRedhi njerëzore”. Kur lexon poezinë e tij,edhe pa e njohur(as unë nuk e njoh fizikisht poetin?!) e kupoton që ke të bësh me një njeri me zemër të brishtë,ndaj dhe poezinë e ka të brishtë.Ai mend qan se,pa dashje,ka vrarë një miligon.”E ngrata miligonë nuk bëri zë/as kur u shtyp nga këmba e rëndë/veç këmba mbeti si e pafaj/se faji shpirtit më bëri vend/…Me profesion ai është mjek dhe ndaj “faj” i rëndon në shpirt.Aq zemër të madhe ka poeti sa dhe”tradhtinë” që ndodh figurativisht,e stigmatizon si një çast pendese që vjen si rezultat i një copë dashurie që ka mbetur,diku thellë. Natyrisht,duke e lexuar s’ke si mos ndalesh tek një poezi aq e bukur siç është”PLaku dhe lulet”.S’ka poezi më me ndjenjë se kjo.Vetëm vdekja,- thotë poeti,-më ndanë nga ju.Dhe dua kur të vdes,të vini tek varri im,jo për të derdhur lotë,por t’ju kem në sy,ashtu siç u pata kur qeshë gjallë.Ja dhe një poezi vërtet e bukur dhe unke në mesazhin që përcjellë: “E çuditshme tradhtia jote/e beftë si këputja e një luleje së koti/e nga kjo,nuk ndodhi ikja/ por ardhja e buzëqeshjes/nëpër një rrëkezë loti/.A ka më bukur? Vini re një hamendësi hamletiane tek poezia”Hezitim”.Poeti thotë,me të drejtë,se për Krishtin më shumë betohen ata që s’besojnë.Pse thotë poeti duhet ta kërkoj drejtësinë si Krishti,se në fund të fundit,a nuk e kryqëzuan? Ja dhe një poezi lapidare për nënën.Për ta shijuar,sadopak,këtë krijim brilant dashurie për nënën,po ua sjell të plotë: Nënë Unë,biri yt,kam dy sy!/por do më mjaftonte vetëm një/në se do ishte si ti!?/ Kam gjithashtu një zemër/por s’do mjaftonin as dy/më se asnjëra s’do ishte si ti!/ E,sigurisht,për lartësitë,gjerësitë e thellësitë e gjithësisë/do mjaftonte vetëm një fjalë të thënë/në se njësia matëse,do të ishte emri yt,moj nënë!/”. Ose në këtë kohë të gjatë maraton të tranzicioni,ka njerëz që humbën ekuilibrin logjik dhe ja dikush,u përvishtet me kazëm lapidarëve.Poeti mban qëndrim dhe thotë:{“Ti që po prish këtë lapidar/në se je njeri,do vuash pendesën/në nuk je njeri,do jesh i qetë./ Tek”Tri gabimet tona”,poeti si njohës i realietit aktual në Sqhipëri,di t’i vërë pika mbi i,duke krirtikuar liderët(pa dallime partikae),vetveten(auto dda fe)për çdo njërin nga ne”që gjejmë aq kohë të bollshme,për ‘u zënë me njëri-tjetrin,dhe këto sherre nuk na lënë që të ecim përpara. Si i mërguar dhe larg atdheut,s’ka si mos ketë edhe pengje.Një nga ata që e mundon poetin(ndoshta jo vetëm atë,sigurisht!) është edhe puna e pronave.Ai,sado zemrëbrishtë,s’ka si mos mallkoj ata që i morën tokën,shtëpinë,qetë dhe gjithë plangën.)Shih poezinë “Mallkuar”.Mallkuar ata që më shkulën shtëpinë që kisha në fshatt/mallkuar ata që më bën pelegrin/dhe më nisën në një mërgim të gjatë!/.Poeti e do vendlindjen dhe e sjell këtë mall si në një bisedë me prindërit që,përtë mos ju mërzitur po e sjell para jush vetëm strofën e fundit: “…derdhur malli përmbi fshat/ tretur fushës si një dhimbje/oh,ky mall do jetë i gjatë/më i gjatë se jeta ime…/ Dhe në mbyllje dy fabula.Si antipastë e shijshme që “kripën e ka me karar”.Njëra me titull”Mësim nga diktatori” jepet ideja se egua për pushtet të zvetnonë aq,sa zë dhe ha edhe miqtë e dikurshëm(siç ka ndodhur)dhe në fabulën tjetër”MInjtë bëhen mbretër”jepett mesazhi,se”po u zunë macet”,minjtë hedhin valle. Këto dy fabula,siç mendoj unë,nuk janë asgjë tjetër veçëse një premtim se në të ardhmen do vijnë edhe fabula të tjera. Duke i mbyllur këto përshtypje të mia,s’më mbetet veç ta përgëzoj autorin me fjalët:-Presim të tjera!

30 janar 2008

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in buxheli, diogjenit, duar, gazi, hysi, perparim
Lasgush Poradeci
Lasgush Poradeci

Lasgush Poradeci lindi më 27 dhjetor 1899 në familjen e madhe të Sotir Gushos aliaz Sotir Shqiptarit.Ishte më i heshturi...

Close