MORINA-DY ORE PRANË DHE LARG LUFTËS

DHORI THANASI

KUKES, 26 Maj 1998, /ATSH/- Kedo qe do te takoje ne qytetin verilindor te Kukesit, te njohur dhe jo te njohur, pas urimit te mireseardhjes do te fliste per mbylljen e pikes se kalimit kufitar te Morines. Ne rruge, ne kafe dhe ne hotel, e njejta gje.
Dukej sikur Morina ishte magjia e ketij qyteti.

* * *

Mbyllja e doganes pasqyrohet ne radhe te pare ne mungesen e atyre artikujve qe qyteti i siguron ne tregun e Prizrenit. Afersia gjeografike me Prizrenin dhe leverdia ne cmimet e disa mallrave, e ka vene ne levizje popullsine e kesaj zone per nje tregti qe ka bere Morinen te shihet si porta e dyte e furnizimit per Kukesin, pas asaj te Tiranes. “E ardhmja e ketij qyteti varet ne nje shkalle edhe nga e ardhmja e Kosoves”, shprehet kryetari i Bashkise se Kuksit, Safet Sula.
Ne tregun e Kukesit kishte dy dite qe mungonte mielli ne pikat e tregtimit me shumice. Ne diten e pare te mbylljes se Morines, nje thes miell u shit me 2700 leke, kundrejt cmimit te tij te zakonshem me 2200 leke. Veza, ndonese nuk mungonte, ne diten e katert te mbylljes se kesaj pike u shit me 13 leke kokrra nga 9 leke me pare. Asortimentet e tjera ne pergjithesi kishin te njejtat tabela me ato qe shihen ne kryeqytet, me perjashtim te qumshtit qe eshte dicka me i larte.

* * *
Eshte dita e katert e mbylljes se pikes se kalimit kufitar te Morines. Nderkohe, komandanti i pikes, sqaron nje grup njerezish qe pyesin se a ka ndonje shprese per hapjen e saj.
“Nuk ka asnje njoftim. S’eshte hera e pare qe kjo pike kalimi mbyllet,- sqaron komandanti.- Heren e pare u mbyll vitin e kaluar me 1 mars – 15 korrik. Nuk eshte ne praktiken e pales jugosllave te jape sqarime per keto veprime dhe aq me teper te percaktoje sakte se kur do te hapet”. Pas postbllokut te hekurt, nje ure qe u perket te dy

shteteve, ndahet pergjysme me nje vije te kuqe. Ky eshte kufiri. Me tej nje ushtar jugosllav ne mes te rruges qendron pa levizur, ndersa ne te djathte, larg ne nje koderz duken disa shtepi te mbuluara me tjegulla te kuqe te fshatit Vernic.
Ketu, asgje s’te lidh me luften. Ne horizont, ne kufijte e shikimit, nuk shihet asnje gjurme e luftes, asnje pasoje e saj. Asgje nuk te flet per mbresat e dhimbshme qe te lene lajmet dhe gazetat per tensionimin e gjendjes ne Kosove. Ai realitet ishte larg prej ketu. Shqisat tona nuk mund ta kapin ate. Vetem kjo mbyllje e Morines, pa dhene shpjegime, te shqeteson…

* * *
Te pakten kaq shihej ne dy ore qendrimi ne Morine. Mungesa e kalimtareve nga te dy anet e kufirit e kishte bere doganen te shurdhet. Ndertesat e bukura te doganave dhe pikave policore ne te dy anet e kufirit, te duken pa jete, pa vlere.Sipas komandantit te pikes, nje burre mesatar e serioz me orgjine gorane, kur Morina funksionon, permes saj kalojne mesatarisht 150 vizitore shqiptare, kembesore dhe me autovetura, te cileve u lejohet nje sasi e caktur mallrash ne te dy pikat e kalimit. Veç tyre kalojne edhe furgona. Ka nga ata qe kalojne edhe tri here brenda nje dite, duke i lene mallrat jashte portes se pikes se kalimit shqiptar dhe ku i presin te tjere, te interesuar per to. Nga krahu tjeter i kufirit, kohet e fundit, jane te pakte kalimtaret-vizitore per ne Shqiperi.
Ne lejen per te kaluar kufirin privilegjohen goranet, qe flasin nje gjuhe te perafert me serbishten. Behen afro 5 mije vete qe banojne ne 9 fshatra, afro 60 km larg kesaj pike, Brenda territorit te Republikes se Shqiperise. Vetem goranet pajisen me viza 6-mujore shumekalimshe nga ambasada jugosllave ne Tirane.
“Duhet te dish serbisht ose maqedonisht qe te marresh vize ne ambasade”, shpjegon pergjegjesi i marredhenieve me publikun ne Bashkine e Kukesit.
“Kukesi historikisht e ka zhvilluar tregtine ne Kosove”, thone tregtaret, ndersa presin prej tre ditesh te kalojne postbllokun e doganes se Morines per ne Prizren.

* * *
Ne fund te vitit 1992 dhjetra tregtare kuksiane rivendosen kontaktet me tregun tradicional te Prizrenit, qytet i Kosoves, vetem 43 km larg Kukesit e 21 km nga Morina.
Per afro gjysme shekulli kjo pike doganore, mbeti nji porte qe s’i gjendej çelesi dhe nuk hapej per njerezit e nje gjaku, ndersa gjer ne vitin 1948 kalimet ne te dy anet e kufirit ishin te liberalizuara. Por, gjate 50 viteve te mevonshem te afermit ne te dy anet e kufirit nuk kembenin dot nje fjale, megjithese flisnin nje gjuhe e kishin te njejtat zakone. Ne periudhen e embargos ndaj ish-Jugollavise brenda nje dite, mbi 700 vizitore, si dhe afro 300 autovetura, shumica e te cilave shisnin nje pjese te karburantit te tyre disa here brenda dites, ndryshuan ne menyre te ndjeshme gjendjen ekonomike te kuksianeve. Ne sherbim te tyre u vune edhe nje varg tregtaresh per t’i furnizuar me mallra te ndryshme, si dhe kambiste per kthimin e valutes. Nje treg zinxhir fitimprures e futi Kukesin ne nje vrull te ri korrelativ.
Kukesi pret te hapet Morina. Morina pret te kalojne ne te kuksianet.
/pas/
“FotjonArt”, Dhjetor 2007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Pierr P. Simsia
KULTURA SHQIPTARE

PIERR PANDELI SIMSIA (U festua 10-të vjetori i TV KULTURA SHQIPTARE) Komuniteti shqiptar në Nju Jork, ditën e diel, më...

Close