NJE MIKES SIME MURGESHE

Dalan Luzaj

             Dalan Luzaj

DALAN LUZAJ

NJE MIKES SIME MURGESHE

 

Te larget vitet po na bejne,
Eshte ure malli qe rinohet,
Largojme,por benda vehtes gjejme,
nje degeze me sytha ,qe blerohet.

Largesia,gjysem vdekje zgjuar,
Karakoll,maje kodres rri si far
Si murg mes jetes i penduar.
Shpirtin drite si far ke ndare.

Maje kodre,shtepi a manastir?
Si nje ishull,pa shok e mik.
Trishtimi,si abort i veshtire.
Vret shtrati mik edhe armik.

Sa pjese vetmia Ju ka ndare?
Me krah mendimi,ku s’po shkon?.
Kushdo nje plumb e ka marre,
kushdo besuar ka dhe beson.

Ta ndiej dhembjen,te le shkrete,
si mik,pak dhimbje ta marre Une.
Ne jete,asnje s’mund te zgjedh,
na zgjedh misteri,qe s’ka fund.

Sa here kujtoj dhe ju mendoj,
Si erdh te Ju carku i vjeter?
Veshtire,shume veshtire t’ju harroje.
Vec harrimit, s’kam asnje rruge tjeter.

Kur muzgu vjen dhurate nga perndimi
Ti therret dhimbjen e bere fat.
Si mall,qe grryen thelle eshte trishtimi,
Me njerez,pa njerez,Ti fillikat.

Te desha me dhimbje dhe mall.
Si mike e shtrenjte,pa harrim.
Sa larg lash te vdekur e te gjalle.
Dy metra jane mjaft per harrim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in dalan, luzaj, malli, mikes, murgeshe, ure
Dalan Luzaj
DIELLI VJEN NGA RRUGET

DALAN LUZAJ -DIELLI VJEN NGA RRUGET- Njezete e kater ore te plota, i ndane qielli ne dy ane. Me kalendar...

Close