OKTAPODI I ELITËS

Kozeta Zylo

Kozeta Zylo

OKTAPODI I ELITËS

KOZETA ZYLO

E verteta duhet thene ne cdo kohe dhe kurdohere, sado e hidhur dhe me dhimbje qe mund te shoqerohet.
E verteta e thene troc dhe shkoqur ngjit me shume se sa nje reklame politike per t’u zgjedhur deputet ne Kuvend, President i 2 milione shqiptareve, apo kryetar bashkie… brenda rrethit atje, qe kane harxhuar miliona duke i lene lypsa zgjedhesit e vet, qe per ironi te fatit akoma te shtrijne doren para Kuvendit Popullor!Sot shoqeria shqiptare vazhdon te jete e gangrenizuar nga merite, nga urrejtjet, nga xhelozite, nga vrasjet me dorashka dhe maska, dhe kjo me se shumti ndodh me eliten shqiptare.Me siguri Kadareja, nuk mund te jete i qete ne rast se ai nuk do te thote ate qe ndjen, te verteten e pamohueshme per cfare ai ka pare dhe ka ndjere ne shpirtin e tij, nga njerez qe paguheshin dhe kryenin aktin me te shemtuar, ate te percarjes, ate te vellavrasjes dhe akoma me keq pushkatimin e mendimit intelektual.Me siguri Kadarese i eshte prishur gjumi me dekada te tera nga marrezite e njerezve qe e rrethonin, qe shume prej tyre sajonin dhe i ngrinin kurthe si ne tragjedite e Shekspirit.Eshte teper e trishtueshme dhe e dhimbshme kur lexon dhe me se fundi i ndjen se brendshmi se si ketyre personaliteteve te shquara u vihej pas nje ushtri e tere ne sherbim te shtetit, qe ishte nje oktapod i shtrire deri ne Diaspore, dhe qe per faj te ketij oktapodi eshte e shperndare elita si zogjte e korbit ne gjithe boten.Duke lexuar kete deshmi te Kadarese ne lidhje me Pipen dhe Camaj, me mesazhe teper te kthjellta per Kombin tim, mendoja se nese populli im, vecanerisht korifejte e Letersise do te ishin te lire, te parrethuar nga kapuconj te zinj, qe vetem shpifnin dhe percanin, me siguri Shqiperia do te kishte disa nobelista ne Letersi, por qe fatkeqesisht nuk kemi asnje.Disa here me ka shqetesuar qe Shqiperise dhe Kosoves i mungon nje nobelist ne Letersi, por akoma me ogurzeze eshte kur komisioni boteror e emeron kandidatin per cmimin nobel disa here, sic eshte Kadareja ne fjale, dhe shume prej shqiptareve te cfaredo niveli qofshin i shkruajne letra te hapta ose te fshehta, qe mos ta marr Kadareja, duke shpifur, vjelle vrer, pikerisht se jane te gjitha problemet qe i permenda pak me lart, jane grindjet, merite disa vjecare, percarjet, dhe akoma me tronditese njerezit e paguar per ta lene Memedheun tone te shumevuajtur ne nje gjendje te mjerueshme ne shume drejtime dhe per rrjedhoje dhe ne kulture…!Secili prej nesh i cfaredo niveli qofte, por vecanerisht kurdelne publik, ka provuar mbi shpine dhe ne shpirt dhimbje dhe plage qe te jane hapur pikerisht nga njerezit qe jane mesuar kurdohere dhe qe kane misionin e ngarkuar, per te percare dhe per te izoluar kulturen dhe inteligjencen shqiptare.Eshte tjeter gje kritika e bere brenda normave te etikes profesionale, dhe tjeter kritika qe ka ligesine, sundimin e se keqes, pasi kjo ligesi perhapet dhe qendron brenda rrethit vicioz, (sundon tek te gjithe miqte e kritikuesit), qe mjere kush futet se nuk e ka te lehte per te dal nga kjo lloj gjuetie, gelltitje!Duke pasur fatin kete vere te vizitoja Kosoven per here te pare, nje nate ishja e ftuar ne emisionin “Radio Kosova” e lidhur drejtpersedrejti me shqiptaret ne bote, drejtuar nga gazetarja e mirenjohur Radije Hoxha.Midis te tjerash kur gazetarja me drejtoi pyetjen ne lidhje me letersine, pervojen time ne gjimnazet e Tiranes, shkrimtaret e preferuar, une ju pergjigja se shume gjimnaziste e lexonin me endje Kadarene, dhe mjaft prej tyre frymezoheshin per te shkruajtur hartime, pasi sic dihet hartimi ishte i detyruar dhe nje note me vete ne provimet e matures. ( te gjithe e dime se sa rendesi kishte nota ne Shqiperi, ndryshe nuk shkoje ne universitet…)Ata kishin se c’te mesonin brenda prozes dhe poezive te Kadarese te shkruara me aq elegance dhe art, aty fjala art merrte tjeter kuptim dhe shqipja tingellonte me bukur!Ishte per te ardhur keq, se disa intelektuale qe moren pjese ne linje direkte, tere kohen me recitonin vargje nga “Shqiponjat fluturojne lart” meqense kishja patur rastin jo vetem t’i inerpretoja, por sigurisht dhe t’i komentoja, pasi keto ishin ne plan te punes, te hartuara nga Ministria e Arsimit.Keta, ne vend qe te me kundershtonin me etike, nuk dinin gje tjeter, por e ngrinin zerin me tone te ashpra, qe pse ta mohoj dhe ta shprishin gjumin.
Sidoqofte bota ne te cilen jetojme thote Heminguej eshte e shkelqyeshme, ja vlen per te luftuar, Une qendroj ne te dyten.Kete te dyten kuptoj dhe ne te gjithe krijimtarine e Kadarese, biles dhe tek bashkeshortja e tijHelenaqe i ka qendruar prane ne cdo kohe me kulture e dinjitet, ne te gjithe jeten e tij per Letersine dhe Kombin Shqiptar!Per rrjedhoje pergjigja ime ishte dhe eshte kjo: Mua nuk me vjen keq perse kundershtohet kaq shume Shekspiri Shqiptar, pasi ai do te mbijetoje ashtu sic kane mbijetuar tragjedite e Shekspirit te cilat jane me te ndjekura edhe sot ne te gjithe boten, por une trishtohem qe pse nuk zgjohet akoma populli im, per prapaskenat monstruoze dhe percarjet qe e kane kanosur brez pas brezi!
New York, 2008
FotjonArt, 21 Shtator 2008

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Ornela Musabelliu-Kici
“Oazi” i letërsisë për fëmijë

“Oazi" i letërsisë për fëmijë Ornela Musabelliu – Kiçi - Përsiatje për librin me studime "Profile letrare" të Milaim Nelajt...

Close