PAK FJALË PËR “KAFSHIM NDËRGJEGJEJE”

Edmond Ismailati

Edmond Ismailati

PAK FJALË PËR “KAFSHIM NDËRGJEGJEJE”

NGA EDMOND ISMAILATI

Rreth kategorisë të të qënit shkrimtar dhe të shkruash për gratë si i qënë burrë dhe anasjelltas, për çdo shkrimtar, nuk është shumë e vështirë.Pot’i referohemi shkrimtarit Stefan Cvajg, ai ka shkruajtur disa novela për psikologjinë e grave që rrallë grua mund t’i realizojë ato aq bukur sa të futet edhe nëpër skutat më të thella të ndërgjegjes, të seksit tjetër. Dihet, se nga ana biologjike gruaja dhe burri janë ndërtuar biologjikisht ndryshe. Të qënit nënë është e vështirë dhe jo të gjithë meshkujt i kuptojnë shqetësimet dhe dhimbjet e tyre. Kjo ndodh edhe tek bota e kafshëve. Por nga një pakice e të dy krijesave njerëzore kane arritur t’i kuptojnë dhe të shkruajnë për botën njerëzore edhe pse janë të kundërt karshi gjinisë së tyre, madje kanë bërë edhe letërsi ku edhe vetë shkenca, mund (pse jo?) t’i marrë edhe si referim për një studim. Mund të bëhet një paralelizëm si mund të citojmë shrimtaren amerikane Joyce Oates ku ka botuar një mori romanesh dhe një nga këto quhet Album. Ajo është prodhimtare dhe cilësore si shkrimtare dhe ka shkruar në vetën e parë, për një burrë, sikur te ishte vetë autorja burrë dhe jo grua. Apo një tjetër, shkrimtarja e vjetër australiane Dymfna Kysak, ku krijimtaria e saj është shumë e famshme në vitet ‘ 60, e cila ka botuar “Thuaj vdekjes jo “dhe” Valë të nxehta nëBerlin”.
Në lidhje me tregimin ” Kafshim Ndërgjegje ” me autore, poeten Fatime Kulli, nuk duhet të habiten: as unë, as autorja dhe kush, Dr. Iliri, që edhe që Fatimes i duket sikur nuk i kupton, i kupton dhimbjet. Ky i fundit edhe pse është doktor gjinekolog na serviret në tregim që është totalisht larg kuptimit të këtyre dhimbjeve që shoqërohen përgjatë lindjeve. E them këtë pasi vetë fakti flet që në të shumtën e rasteve meshkujt janë gjinekologë dhe ndonjë rast tek tuk të jetë femër që gëzon ushtrimin e këtij profesioni. Kjo vjen pasi doktori gjinekolog i di më mirë të fshehtat, se vetë një grua, ku fakti është se janë më adapë dhe më të pregatitur, si fizikisht, shpirtërisht edhe psikologjisht përpara një hemoragjie që shoqëron procesin e lindjes. Pra gratë, nga vete natyra nuk janë në gjendje për t’u rezistuar këtyre sfidave. Një paralelizëm tjetër është edhe ai i veterinerit që bën tek kafsha kur vizitohen nga ai megjithëse këto të fundit nuk kanë as gojë të flasin por veterineri i kupton.
Ky është një tregim i shkruajtur prej një poeteje që po tenton të dalë në prozë dhe si e tillë nuk mund t’i shmanget mungesës së përvojës së të shkruajturit prozë. Meqë që vjen nga bota e gjinisë poetike, është munduar ta veshë tregimin me një vel poetik.Poprapë se prapë disi të errët dhe pa një bazë logjike si p.sh. ” më shkarfosi çelësin e kullës së kujtimeve, që e kisha varrosur prej kohësh…”duke u munduar të shkruaj me figura letrare. Këtu del se është munduar të veshë me fraza poetike apo të njëjtën natyrë e lexojmë tek figuracioni ” zgjuar syri i tradhëtisë së kujtimeve…” apo ” tymosi pasqyrën e shpirtit tim,”. Nëse do të vazhdojmë më tej vjen shprehja e rradhës,…, si kjo ” zvarrë si lypse të karakterit shpirtëror” ku vetëvetiu në heshtjedelpyetja, ç’d.m th kjo? Pra përsëridelnë pah se autorja është munduar ta veshë me petkun e një proze poetike. Por kjo nuk është shkrimtari Maksim Gorki me prozat të tij të famshme poetike si p.sh “Zgalemi”.Potë zbresim më poshtë në rrjedhën e tregimit, përballemi me shprehjet: ” -Largohu o hije rëndë e mekatit,” apo tjetra ” O Zot, largohu o hije se po më mbyt me thonjtë e mëkatit…”, që nuk i kemi dëgjuar deri tani ku një grua të shprehet si më lart, përndyshe do ta çonin në spitalin psiqiatrik.
Sot nuk shkruhet kështu siç shkruante Shekspiri para 500 vjetësh, por ngelet si i pavdekshëm, apo Balzaku, etj,… . Këto shprehje janë si tek ato tek “Romeo dhe Zhuljeta” apo tek ”Makbethi”.
Potë hedhim vështrimet mbi krijimtarinë e Hemingueit nuk shkruan si klasikët. Këto janë modele të paaritëshme, por i përkasin asaj kohe. Si mund ta shpjegoj ? Ja një paralelizëm nga arkitektura. Po të marrim si p.sh Katedralja “Notre Dame” e Parisit e Shën Marisë që lartësohet në qendër të kryeqytetit të Francës, Paris, ose si pallati i Windsorit nga vetë konstrukti që ka ngelet si një mrekulli e arritur për atë kohë që u ndërtua dhe e mirëmbajmë për ta trashëguar si një relike që të trgon arritjet e së shkuarës. Nga kjo përkatje nuk merr njeri mundimin që të ndërtoj një binjakëzim të saj në ndonjë cep apo metropol tjetër të botës, qoftë edhe brenda kufijve të shtetit të Francës.
Pse? Sepse arkitektura e ditëve të sotme është krejt ndryshe, pasi ndërtesat e larta që edhe pse konkurojnë çdo ditë, se kush e kush do ta gërvishti më parë qiellin, janë të një konstrukti, ku faqet e tyre formojnë katrorin e stërgjatur dhe nuk ndërtohet me si në shekujt e mesjetës.
Për mos t’u qëndruar më shumë nëpër tregim, atë që desha të theksoja më shumë është se, e para: edhe tek dy poezitë nuk janë në funksion të tregimit dhe nuk kanë atë nivel për tu ndëthurur me këtë tregim. Por këto duhet të jenë më të bukura se tregimi, ku nga vlera që mbart krijimi e detyron lexuesin që jo vetëm të rekomandojë lexuesin e radhës, por edhe vetë vlerat që mbartin vargjet ta detyrojnë mikun e librit që t’i mësoj përmendësh. Së dyti ka vlera për të dëshiruar, pasi kjo është një temë shumë e njohur për braktisjet. Them këtë pasi vetë tema e rahur nuk ka sjellë ndonjë risi, p.sh, si emri ”Kopil”. E treta është edhe për gjënë më të zakonshme, për dashuritë tek kodrat e liqenit, që nuk na sjellin ndonjë risi.
Tjetra është se janë gjëra që nuk kanë ndonjë suprizë nga ana e kompozimit të tregimit. Edhe episodi me foshnjën e ashtuquajtur Nr.6 që ja çonte tek e ëma, është një nga temat e stërnjohura për emocionet. Dhe së fundi po të marrim si personazh Arjanën, nuk ka pse ta kafshoj hiç fare ndërgjegjia Arjanen, as edhe Fatimen pasi nuk kishte ç’fare të bënte atëherë në ato kushte. Dhe autorja nuk duhet të sjellë tregime të këtij tipi. Tema të njohura dhe të lodhura.. Do të kishte qënë më mirë që të shkruhej në një stil më të thjeshtë, me një narracion më të natyrshëm, që po të shprehej më shumë pa “petkun” poetik duke menduar se i përket një prozë cilësore. Nuk ja vlen të marrësh, larg realitetit !
Në letërsinë e sotme shqiptare pothuajse nuk ka kritikë. Nuk ka opsione nga kritika letrare dhe aq më shumë profesioniste. Dhe të mësojmë nga oponenca e vertetë letrare, pa degradime, nga të karakterit pa u treguar shpirtë vegjël. Edhe shkrimtarët më në zë janë të kritikueshëm, pasi kanë edhe ata vepra të dobëta. Dhe nobelistët duke përfshire edhe ata që nominojnë për këtë çmim, apo autorë të veprave të hershme që kishin fituar pjekuri, kanë vepra të dobëta ku i kanë kritikuar dhe vetë ata, pasi kur fitojnë çmim, behen të njohur dhe ata kritikojnë veten, vetëkritikohen. I paraprijnë ç’do kritike që do të jetë e pa shmangëshme. Por e asgjesojnë më shumë kulturë, hapur dhe më e rëndësishmja, e bëjnë vetë ata, ndaj vetes. Rasti i vetëkritikës është si ai i Kadaresë që i bën romanit të tij “Dasma” ku vetë shprehet se nuk bën, dhe të tjerët thonë e çirren duke e mburur. Pra këto turma nuk janë gjë tjetër veçse personazhe të lodhura, puthadorësh, servilësh, mediokrësh, pasi nuk kanë forcë për të shpëtuar hipokrizinë që i ka robëruar. Ç’janë këta tipa të cilët shprehen kundra dëshirës së idhullit të tyre? Ja pra veprime të tilla janë për tu admiruar tek shkrimtarët që shpërfillin kritikën mediokre, dhe kjo e fundit i detyron ata që, jo vetëm tu kthehen veprave të tyre për t’i ripunuar nëse ka gjasa, por edhe i deklarojnë ato, të një niveli jo të kënaqshëm, nëse nuk ekziston dëshira për t’i ripunuar. Pasi këto qëndrime të sinqerta, si karshi krijimtarisë së tyre por edhe për letërsinë në tërësi, i kanë çuar të qëndrojnë krah për krah të mëdhenjve ku përfshihet edhe Kadare.
Por duhen lexuar edhe këta krijues me dashamirësi, për të ditur së ç’fare mund të themi për atë që nuk duhet thënë pa e lexuar. Nuk nadelkoha të lexojmë klasikët dhe nobelistët por edhe duhet lexuar nga njëherë, edhe kur na bien në dorë ndonjë krijim të ndonjë miku për t’i dhënë një vlerësim, për të ditur jo vetëm unë por edhe vetë ata se në ç’ farë niveli janë.
Sinqerisht ata që merren me të shkruajtur po u them se u janë futur një zanati të vështirë ( dhe pa buke) dhe duhet shumë punë për ta justifikuar atë. Madje mund të them se ka reportazhe gazetarësh që janë më lart artistikisht se disa tregime në prozë. Pra po në këto pak rreshta që shkruajta desha të shtoja se të gjithë krijuesit duhet të jenë më seriozë përgjatë rrugës së krijimtarisë së tyre, pasi botimi i kësaj të fundit, kur të bjerë në duar të lexuesit mos t’i zhgenjejë ata.
Ky besoj se është një nga tregimet e para për ju dhe gjithmon fillimi kalohet me dhimbje, por nëse po këtë tregim ja keni kaluar për t’i hedhur një sy ndonjë prozatori më me përvojë, atëherë i bie ç’do gjë mbi atë që ka pranuar te jetë redaktori. Nuk desha të ndalesha në këtë tregim, pasi ju jeni poete dhe e keni nga tentativat e para për t’u prezantuar në prozë dhe shpresoj se kritika ime modeste nuk duhet t’ju demoralizojë por përkundrazi për t’u ardhur në ndihmë. Por njëkohësishtë të garantoj se duhet të kisha ndërhyre edhe kohë më parë, kur kam lexuar edhe disa proza të tjera, të dobëta edhe tek disa që vetëquhen shkrimtare apo më tej. Desha t’i uroj poetes që është dhe autorja e këtij tregimi, rrugë të mbarë në prozë dhe të të lexojmë në një niveli më cilësor. Fjalët e sinqerta do të shkruhen vetëm nga ata që të duan të duan të mirrën. Një kritikë e sinqertë nuk është e hidhur por padyshim është realiteti ai, që troket mëforttekkushdo që nuk dëshiron ta pranoj atë.
FotjonArt, 27 Tetor 2008

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Iliriana Sulkuqi
HIJET E VIRGJERESHAVE DHE FARUK MYRTAJ

HIJET E VIRGJERESHAVE DHE FARUK MYRTAJ ILIRIANA SULKUQI “Disa libra janë harruar pa e merituar këtë, asnjë libër nuk është...

Close