PARATHANIA E PARATHANIEVE

MILLOSH GJERGJ NIKOLLA – MIGJENI

Përditë perëndojnë zotat
dhe rrëshqasin trajtat e tyne
mbi vjet dhe shekuj
dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Ndër tru të njerzimit zoti galuc ka ndejun.
Vetvetes me gisht tamthat i ka biruemun
në shej pendimit
dhe bërtet në kulm të hidhnimit:
çka, çka krijova?!
– E njeriu nuk e di:
a asht zoti pjella e tij
apo ai – vetë pjella e zotit?
Por e shef se asht kot së kotit
me mendue mbi nji idhull
që nuk përgjegjet.
Dhe tash s’po dihet ma kush asht zot e kush njeri.
Ka ardhë nji kohë
në të cilën njerzit po kuptohen fare mirë
për me ndërtue Kullën e Babilonit, –
dhe në majë Kullës, në majë të majës së fronit
ka me hypë njeriu
dhe ka me thirrë:
Perëndi! Ku je?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in gjergj, migjeni, millosh, nikolla
Millosh Gjergj Nikolla-MIGJENI
KANGËT E PAKËNDUEME

MILLOSH GJERGJ NIKOLLA – MIGJENI Thellë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme, të cilat ende as vuejtja as gëzimi...

Close