PËLLUMBESHA E PAQJES

SHEFQET DIBRANI

(Nënës Tereze)

U shfaq pëllumbesha n’trojet
arbërore,
në derë të fisit mori uratën.
Nëpër dyer varfanjake trokiti prore
me ngulm luftoi urinë, lëngatën…

Nga larg pamë mrekullitë e saj
edhe ne vogëlushët kosovarë:
Dorë e saj lidhte lot e vaj
t’skamnorëve me shpirt të vrarë.

Gjatë priti sa ia hoqëm çelësin derës
për ta kthyer edhe n’shtëpinë e vet,
Tha: erdha, dhe faleminderit,
dhe iku duke na uruar shëndet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Shefqet Dibrani
DETI ADRIATIK

SHEFQET DIBRANI Det i bukur dhe i gjerë që shkëlqen buzë vendit tim, shkëmbinjtë dhe brezaret përballë të rrijnë. Vijnë...

Close