PRANVERA

SHEFQET DIBRAN

Shiu harboi barin
Blertë vallëzon n’erë,
Dielli me rreze, beharin
Solli derë më derë

Ja dhe dallëndyshet
Shigjetuan kah shtegu,
Te lumi sapo u lëshuan
Nga larg erdh lejleku.

Blertë fusha, ara, pylli,
Ngrohtë dhe n’shpirtin tim,
Natën, çiltër ylli
Na dhuron ngazëllim.

Dhe hëna është më magjike,
Stoli e stinës së re;
Si flutur më dukesh, mike
Në qiellin pa asnjë re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Shefqet Dibrani
MEMECËT

SHEFQET DIBRAN Pranë e pranë rrinë në gojë nga një dry na flasin me sy... Ata janë heshtja e heshtjeve...

Close