Rebuse

Cerciz Myftari

                Cerciz Myftari

Çerçiz Myftari

Rebuse

I

Nëna na lindi vëllezër.

Ç’dimër këput urat

Që mbetemi breg më breg?!

II

Atdhe !

Pse na le të varfër?

Ne ngatërrojmë udhët,

apo ti na mban fshehur thesaret!

III

Ç’stuhi i fryn prushit ?

Dhe ikin shkëndijat…

As u sose,

as u mbushe,

vatra ima.

IV

Ka cak

Lumi, nga rrjedha te deti,

Deti,nga bregu te bregu…

Për te liria,

ku është caku i gjakut të rrjedhur?

V

Lëmshin e rrugës

shpleksim…

Sa shumë nyje paska filli!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.