Sale!

Perendim i Mallur PDF

$29.99 $9.99

Nën kujdesin e Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptarë në Amerikë (LSHSHA) dhe programit të botimeve të serialeve me krijimtari artistike të planifikuara prej Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve (ASHASHA).
PERËNDIM I MALLUR
ISBN:99943-853-7-2
Arberia

PERËNDIM I MALLUR
Copyright © 2006 nga Theodhor Thanasi dhori@fotjonart.com Arti grafik, ideja dhe realizimi i kopertinave nga Orsin Thanasi
Redaktorë: Ejvis Maria Xhajanka Iliriana Sulkuqi Konsulentë: Mensur Spahiu Ramiz Gjini Sponsor: Iliriana Sulkuqi
Bahkëpunuan për dërgimin e materialeve tek editori: Agim Baceli, Anton Çefa, At Arthur Liolini, Iliriana Sulkuqi, Pal Ndreçaj, Qazim Rushaj ,Ramiz Gjini
E drejta për çdo poezi (pjesa e dytë) i mbetet vetë autorit përkatës. Kjo përzgjedhje poetike përmban poezi të dërguara tek editori i kësaj antalogjie nga vetë autorët (bashkëpunëtorët), të cilët kanë konfirmuar se këto punime janë krijime të tyre orgjinale. Editori i “Perëndim i mallur” nuk garanton ose merr përsipër verifikimin e autorësisë për secilën poezi.
Këndvështrimet, idetë dhe format artistike të shprehura në secilën poezi të kësaj antalogjie nuk përbën domosdoshmërinë të reflektojë kërkesën e editorit.
Të gjitha të drejtat të rezervuara prej editorit. Ndalohet që ky libër ose pjesë të tij të ribotohen, kopjohen, ose përkthehen në shtyp, elektronikë apo çdo lloj kuptimi riprodhues, pa leje të shkruar prej editorit.
Shtëpia botuese ARBERIA
4
Të gjithë krijuesve mërgimtarë kudo në botë.
Editori
5
Në vazhdim të një seriali…
Kjo antologji u parapri nga nga një përpjekje e lokalizuar me krijuesit shqiptarë me banim në shtetin e Michiganit e cila e pa dritën e botimit gjatë muajit Shkurt, 2006. Ajo ishte një “buqetë” vargjesh e “sofrës” poetike shqiptare në një nga shtetet Verilindore të SHBA-së, e cila u titullua, “Bota s’ka gjumë”. Në të u përfshinë poezi të 16 krijuesve shqiptarë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Shqipëria me banim në Michigan. Kështu, megjithëse formalisht nuk ka numër të printuar, antologjia, “Perëndim i mallur” është përmbledhja e dytë poetike me krijues shqiptarë në Amerikë, e cila do të pasohet me numra të tjerë në të ardhmen, në vijim të nismës së drejtpërdrejtë të editorit të tyre nën kujdesin e Lidhjes të Shkrimtarëve Shqiptarë në Amerikë (LSHSHA) dhe planit të hartuar prej Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve (ASHASHA).
Një borxh…
Antologjia, e konceptuar në dy pjesë, synon të bëjë një përmbledhje poetike te trashëgimisë së krijimtarisë shqiptare në vargje dhe asaj aktuale, deri në çastin e botimit të saj. Pjesa e parë, megjithë dëshirën e mire për ta kurorëzuar me sukses, nuk u plotësua
6
sipas parashikimit. Burimet e mundshme të lëndës letrare të shkruar prej shqiptarëve të hershëm në këtë kontinent të largët, ne disa raste nuk ishin më ose nuk ishin në gjendjen sikurse flitej për to ose kishin “ndërruar” adresë. U shfrytëzuan mundësitë e lejuara në qendrat më të mëdha të përqëndrimit të shqiptarëve në Amerikë, Boston, Detroit dhe New York, por pa arritur të ezaurohej gjithë pasuria letrare shqipe. Megjithatë u arrit që në “Perëndim i mallur”, krahas emrave të shquar të letërsisë shqipe, të hynin emra pak të njohur apo hiç të njohur deri më sot, si dhe të publikohet për herë të parë një foto e poetit Bilal Xhaferri dhe kopje të faqeve të revistave e gazetave të shqiptarëve pas vitit 1900. Gjithësesi, projekti i parealizuar plotësisht i kësaj pjese (Zëra nga burime të paharuara) na bën t’i mbetemi borxhli asaj kohe dhe na detyron t’i rikthehemi përsëri me një plan më të detajuar për të eksploruar e qëmtuar me kujdes gjithë arkivën e lënë pas prej pararendësve të letrave shqipe në kontinentin amerikan.

Category: Tags: , , , ,

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Perendim i Mallur PDF”

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.