Sikur

Dhori Thanasi

                       Dhori Thanasi

Dhori Thanasi

Sikur

Sikur gjithë mendimet e mia
T’i shkërmoqja në fjalë
Bibliotekat e botës
do të ishin një kuti shkrepëse

Sikur ëndrrat e gjithë netëve
T’i bëja dramë e skenarë
Filmat e derisotëm
I nxinte vetëm një videokasetë

Sikur të gjithë miqtë e mi
T’ më ngjanin e ishin si unë
Unë do isha i lirë
E miq s’do të kisha kurrë

Sikur tërë armiqtë që kam
T’ më urrenin aq sa çirren
Tash isha një copë xham
E ata çakej që djallit priren
Maj 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in bibliotekat, botes, dhori, kuti, mendimet, mia, shkrepese, sikur
Zherminal

Dhori Thanasi Zherminal Të turpëruara nga buhisja e hovtë e natyrës Pemët iu vodhën lakuriqësisë të dimrit të acartë. Gjer...

Close