Studio poeti

Agim Spahiu

                  Agim Spahiu

Agim Spahiu

Studio poeti

Një derë as mbyllur as çelur, lyer e palyer –

si dhëmbët e shqyer. Brenda mishmash, një

gjoja raft, ku librat si jetët ngjishen e

përbihen, kapërthehen, shqyen. Kanatet pa

xhama – si pa vargje kënga – hapur krah-e-

krah-skelete të bardhë… Dhe të tjerë libra

dhe të tjera jetë një mbi një përpjetë

shkojnë të akuzojnë qiellin

dhe retë!!

Dysheme e palarë me revista shpërndarë –

si koska kafshësh prehistorike: nofulla,

brinjë, dhëmbë… Të gjitha shtrirë, veç unë

në këmbë. Tavolinë mortore gjysmëmetrokatrore

nxirë rreth e rreth nga kokat e gozhdëve.

Një radio e shpuar si jetë e pushuar –

bardh-e-zi vrimat e butonëve si fytyrë

pa sy…

Asgjë s’pipëtin, nuk thërret për ndihmë,

veç sytë e poetit prishin qetësinë…

 

1990

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in agim, Poeti, spahiu
Mensur Spahiu
Dhimbje

Mensur Spahiu Dhimbje E bukura fisnike, brenda jetës sime, sytë: kristal i rrallë, gaz e lot bashkë.   Qafa si...

Close