Tё shkruash edhe kur je i dёshpёruar

Përkthim nga Ruzhdi Totaj

mosperqendrim

mosperqendrim

Tё shkruash edhe kur je i dёshpёruar

PETER ELLBOU

E di se nuk jam i vetmi qё herё pas here mё rikthehet nё formёn e njё cёmbimi therёs gjendja e lemerishme nё tё cilёn nuk jam i zoti tё shkruaj diçka qё dua, nuk kam aftёsinё tё formoj njё ligjёratё apo tё hedh njё mendim nё letёr. Dhe kjo mёdyshje torturuese ёshtё njё pengesё e madhe nё tё shkruar. Ёshtё njё mjergull e pёrherёshme qё errёson mendjen. Nuk do tё dilja kurrё nga kthetrat e kёsaj gjendje, gjersa njё ditё zbulova se ёshtё e mundur tё shkruash diçka edhe kur tё duket se nuk ke asnjё mundёsi. Jo se mund tё shkruash kushedi se çfarё gjёra tё mёdha, por nё fund tё fundit, mund tё shkruhet diçka e dobishme. Marifeti qёndron nё atё qё gjithё punёn tёnde t’a pёrgatitёsh nё tavolinё. Jashtё kёsaj, truri yt ёshtё i paaftё. Kjo metodё tё çon nё pёrdorimin jo si paterica por si njё karrige me rrota tё pjesёve tё vogla tё shkruara.
Kushti i parё ёshtё qё tё pranosh nё vetvete gjendjen e çastit nё tё cilёn ndodhesh. Si pasojё e ndonjё ngjarjeje apo si shkak i gjendjes tёnde shpirtёsore, je i pazoti pёr tё shkruar diçka e cila mund tё quhet punё e menduar. Nё kёtё situatё, truri mund tё krijojё ligjёrata tё tёra qё bёlbёzojnё, mund tё shfrejё ndjenja, mund tё kapё pёrceptime tё thjeshta, apo lloj-lloj mendimesh me fjalё tё kuptueshme (megjthese tё lemerishme) por qё ёshtё e pamundur t’i konsiderosh tё lidhura me njёra tjetrёn. Nё çastin qё ti pёrpiqesh t’i afrosh mendimet apo ndjenjat pёr t’i lidhur dhe harmonizuar midis tyre, ju zhduket pёrfytyrimi dhe tani nuk bёnё gjё tjetёr veçse krijon vargje pa tingull dhe tё zbёrdhylёt.
Pranoje gjendjen tёnde kёshtu siç ёshtё, lёri mёnjanё ndjenjat, mendimet, perceptimet, thjeshtё shkruaj sa mё shumё qё tё jetё e mundur, duke e çuar mendjen nё ato drejtime apo hapёsira tё cilat nё pёrgjithёsi kanё lidhje me atё se çfarё doje tё shkruaje dhe fillo tё shkruash, vetёm tё shkruash.
Shkruaj dhe vetёm shhkruaj (ndoshta ёshtё mё mirё tё shkruash vetёm nё njёrёn faqe tё letrёs pёr t’a hequr mё lehtё fletёn nga blloku nё se do tё doje, por ju siguroj se nuk do t’a hiqni). Vazhdo tё shkruash dhe vetёm tё shkruash e me siguri qё do tё hysh nё valё. Pas kёtij trazimi, ndalu dhe bёj njё pushim tё shkurtёr, por ama vetёm tё shkurtёr. Mos mendo se çfarё ke shkruar apo çfarё po shkruan, pёrndryshe do tё biesh nё ngёrçin e fillimit. Vazhdo tё shkuash sikur je pёrgjumёsh, apo i dehur. Vazhdo tё punosh gjersa tё shohёsh se ke pёrpara material tё mjaftueshёm i cili mund tё jetё i dobishёm, ose nё se e ndjen tё nevojshme, shkruaj gjersa tё mos kesh mё fuqi, vazhdo edhe sikur tё jesh i sigurtё se deri tani s’ke bёrё asgjё me vlerё.
Pas kёsaj, merr njё tufё letrash tё prera nё formate tё vegjёl, p.sh. 3×5 cm. Fillo e lexo qё nga filllilmi atё qё ke shkruar e ndёrsa lexon, tё lind nё mendje njё ndjenjё, njё perceptim, njё mendim apo imazh i cili mund tё prmblidhet brenda njё shprehje apo ligjёrate tё cilёn thjeshtё mund t’a hedhёsh nё njёrёn nga ato letrat e vogla. Hidhe ashtu si tё vjen. Shkurt, tani po mundohesh tё mbledhёsh piklat e vogla tё mushtit tё shpёrdara andej kёndej nё dhjetё apo njёzetё faqe dhe t’i transformosh ato nё dhjetё apo njёzetё kokrra tё vockёla molle tё egёr. Nga ndonjё faqe edhe mund tё mos dalё shumё prodhim, por tё mendosh se atje s’ka asgjё, bёnё njё gabim serioz, gabim i cili do tё tё fusё pёrsёri nё qerthullin e fillimit. Mos ngatёrro aspak idetё e rёndomta e tё dorёs sё dytё, budallallёqet, çilimillёqet, me idetё nё pёrgjithёsi. Detyra jote nё kёtё fazё, nuk ёshtё tё zbulosh e tё nxjerёsh idetё e mira, por vetёm tё zbulosh tё nxjerrrёsh thjeshtё idetё nё pёrgjithёsi. Pёr sa kohё qё je i ndёrgjegjshёm, fjalёt e tua do tё jenё plotё me rrethana tё cilat mund tё shprehin ndjenja, mendime, ide, e tё gjitha kёto mund tё pёrmblidhen nё njё fjali tё thjeshtё. Kjo ёshtё puna jote. Mos kёrko mё shumё.
Pasi ke vepruar kёshtu, merri dhe lexoi disa herё fletushkat e vogla, por jo duke u stёrmunduar, lexoi thjeshtё duke u ednur mbi to e duke i bluar nё mendje. Ndoshta edhe mund t’i shtysh tutje, tё shpёrdara mbi tavolinё duke i hedhur herё pas here ndonjё sy. Nё njё farё kuptimi, kёto janё letrat me tё cilat do tё luani dhe rregullat e kёsaj loje tё veçantё lejojnё pёrzgjedhjen dhe pastaj mёnjanimin e atyre qё janё tё pavlefshme.
Qёllimi i kёsaj loje letrash ёshtё qё tё zbulosh e tё seleksionosh ato mbi tavolinё duke i ndarё nё dy, tre apo pesёmbёdhjetё grupe. Mund t’ja dalёsh kёsaj pune duke i shqyrtuar letrat jo sipas ndonjw renditje tw veçantё. Fletushkat tw caktuara do tё fillojnё tё tё duken sikur shkojnё me disa tё tjera. E theksoj kёtё mёnyrё pune pasive dhe jo me shumё mund sepse dua t’ju tregoj sesi mumnd tё shkruash kur je i dёshpёruar apo nё gjendje depreiosni nё formёn e saj mё tё thjeshtё. Nё praktikё, pothuajse nё mёnyrё tё padiskutueshme nё disa momente tё kёsaj procedure fillon e tё kthehet gjendja mendore normale. Dhe shpesh kjo ndodh ne kёtё pikё. Tani po lёvizni drejtё tё menduarit ose po pёrpiqeni tё mendoni. Difernca midis gjendjes aktive dhe asaj pasive ёshtё nё pikёn e saj kritike. Çёshtja ёshtё qё ndёrmjet dy fletushkave tё ndёrtosh e tё deklarosh ura lidhje tё qёndrueshme. Kjo ёshtё njё punё e cila tё mban forcat tё ngrehura.
Kёshtu qё me kёto letra po fiton aftёsinё pёr punё aktive.Tani fillo e mendo. Nё se pёrsёri nuk mundesh, atёhere lёri letrat tё gjejnё vetveten nё grupet e tyre sipas ndijimit, rrjedhёs, shkujdesjes, intuitёs, budallallёkut.
Tani je pёrfshirё nё dy veprimtari aktive kryesore qё tё japin mudnёsi tё marrёsh diçka tё pёrgatitur mbi tavolinё e jo nё trurin tёnd.
E para: tё pёrmbledhёsh nё njё shprehje tё vetme mishmashin e fjalёve tё krijuara.
E dyta: vendosjen e lidhjeve kuptimore midis kёtyre shprehjeve. Vazhdo e puno nё kёto dy drejtime.
Nё qoftё sё p.sh, pas kёtij raundi tё parё tё shkruari, pёrzgjedhjeje dhe shprehjeformimi, fletushkat janё tё kёnaqёshme dhe hyjnё nё punё pёr ato çfarё ke dashur tё shkruash, zinxhir mendimesh, paragrafe apo pjesё tё caktuara, atёhere nisu prej kёtu. Kёrko nё se mund t’a pёrmbledhёsh sejcilin grupim fletushkash nё njё shprehje tё vetmne. Pasi e ke bёrrё kёtё atёhere merr shprehjet dytёsore dhe renditi sa mё mirё qё tё jetё e mundur pёr t’ja pёrshtatur shprehjes sё parё tё unifikuar. Nё qoftё se nuk do tё mundesh qё nga fletaushkat e njё grupi tё nxjerrёsh qoftё edhe njё shprehje tё vetme, atёhere merre gjithё kёtё grup si bazё pёr tё shkruar e pёr tё shtuar fjalё tё tjera. Nё kёtё proces mund tё krijosh nё vetvete njё shprehje tjetёr tё unifikuar pёr tё cilёn po kёrkoje, apo do tё duhet tё kalosh procesin e transformimit tё shkrimeve nё shprehje apo edhe tё organizosh grupime tё reja fletushkash. Kjo mund tё ndodh ndoshta mё shumё se njё herё. Njёri grupim fletushkash mund tё rezultoj tё ndahet nё vetvete nё dy apo mё shumё grupe te tjera, apo mund tё dojё tё bёhen pjesё e njё grupi qё ti tashmё e ke mbi tavolinё. Kjo ёshtё e natyrshme. Ky lloj ngёrthimi i shkrimeve nё njё konfiguracion, pastaj ndarja, pastaj bashkimi dhe futja prapё nё njё konfiguracion tjetёr, nuk ёshtё as mё shumё e as mё pakё veçse rritja dhe pjekja. Natyrisht kjo pёrbёn njё pёshtjellim tё lemerishёm dhe nё sё arёsyeja dhe vullneti yt nuk e pёrballon dot atёhere tavollina e punёs do tё mbetet e mbёrthyer nga mishmashi dhe tollovia.
Në qoftë se gjithë kjo e shkruar nuk ka brёnda saj material tё dobishёm do tё thotё se shkrimet nuk janё tё çlirta, tё rrjedhёshme e mbresёlёnёse, janё larg temёs, janё tepёr tё ngurta.
Ndiqi kёto krijime tё brishta. Pёrpilo sa mё shumё metafora qё tё mundesh, lakmo deri nё pamundёsi, shqyrtoi ato vetmevete duke i ndjerrё nё dritё tё diellit. Kёtu mund tё kesh gjithё mundin dhe pёrvojёn e investuar. Mos u pёrmbaj sё shkruari. Shkruaj çfarё ke nё mendje, si ndjehesh nё kёtё moment, çfarё po ju tёrheq vёmendjen, mbresat e çastit, çfarё zbukurimesh ka letra e murit, çfarё po mendojnё njёrёzit qё shihni nga dritarja etj. Me gjithё kёto, herё pas here, kthehu tek tema pёr tё cilёn kishe ndёrmend tё shkruaje. Trajtoje atё shkurtimisht si njё ushtrim shkrimi dhjetё minutёsh. Mendimet dhe perceptimet e tua mё tё mira gjithmonё do tё lidhen me atё se çfarё tё shqetёson mё shumё dhe ti ke derdhur mё shumё mund. Nё ndonjёrёn nga ato fletushkat mund tё kesh shkruar njё vjershё tё pёlqyeshme ose qё edhe tё mos shihet me sy, ndёrsa tufat e tjera tё letrave do tё shёrbejnё si laborator i fjalёs gjatё procesit tё krijimit. Por nё kushte kur mendja jote do tё ishtё nё ngёrç, nuk do tё kishit shkruar as vjershёn dhe as gjithjё pjesёn tjetёr qё tё mbeti. Kёto shkrime do tё kenё brenda vetes shumё nga lёngu i vjershёs dhe anasjelltas.

FotjonArt”, 12 mars 2010

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in fotjonart, peter ellbou
e veja e Kasalamos
E VEJA E KASALAMOS

E VEJA E KASALAMOS E . G . ÇIPULINA Kamioni i rëndë, sapo iu afrua kryqëzimit, frenoi duke çfryrë. Shoferi...

Close