Vargu im

 I brishtë dhe i ashpër është vargu im 

Herë si pupël zogu(pret të vërë krahë) 

Herë është i ashpër:gjëmimë është gjëmimë 

Shpesh unë vargun e kthej në dogra 

 

Dogra të mbushur plot.E”vras” më të.”Vras”! 

Vras poshtërsitë, llumin,krimin. 

Në se s’vras,bërtas e bërtas 

Kundër politikanëve që sjellin trazimin. 

 

Trazim e ngatërresa(sherre e e veç sherre), 

Ndaj shkopin s’ua ndaj(varda mbi kurriz!) 

Dua t’i përzë(të ikin prej skene) 

Këta kllounë e arlekinë të pistë.

 

Kur vargun e kam të brishtë, si pupël! 

(Dihet që,atëherë,këndoj për dashurinë) 

Se nuk duroj kur shoh një të bukur! 

Se dhe shpirtin fal,unë për dashurinë. 

 

 

16 prill 2004 5.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in albania, albanian, autori, im, perparim, perparim hysi, poezi, shqip, shqiptar, vargu
Përparim Hysi
Poeti

Penën e bën plug  (lëron kokat e njerëzve)  Dhe farën elite në të mbjellë.  Poetët kanë afërsinë eProfetëve     Se...

Close