VDEKJA IME

Skender Rusi

                     Skender Rusi

Skënder Rusi

VDEKJA IME

Nuk di se si
mua më humbi vdekja,
Më ra rrugës
ndërsa isha duke ecur!
U ktheva ta kërkoj
e veç një këpucë ia gjeta,
Tjetra ku dihet
ku i kishte mbetur!

Ajo më vinte pas
ngado që unë bridhja,
S’më ndahej,
as kur bija për të fjetur!
Më deshte,po s’u bë dot kurrë ,
imja,
E ndoshta kurrë
s’ka për të më gjetur!

S’di se si
mua më humbi vdekja,
(Më ra rrugës
apo e hodha vetë!?)
Sidoqoftë,
unë njërën këpucë ia gjeta,
Por nuk ia jap,
që më,të mos më ndjekë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in ime, rusi, skender
wollt witman
KËNDOJ TRUPIN ELEKTRIK

  Uollt Uitman KËNDOJ TRUPIN ELEKTRIK 1. Këndoj për trupin elektrik; Ushtrit e atyre që dua më pushtojnë, dhe unë...

Close