Wollt Whitman

AGIM BACELLI

wollt witman

wollt witman

(Uollt Uitman)

(May 31, 1819 – March 26, 1892)
Walt Whitman i madh ka lindur në Long Island, më saktë në West Hills te L.I. më 1819 dhe u rrit në Brooklyn në një familje me nënte femijë. Edukimin ai e mori kryesisht në mënyrë autodidakte duke studiuar dy kollosët e peoezisë botërore; Dante dhe Shakespeare.
Walt Whitman mësoi të shkruajë dhe të shtypë në makinë shkrimi të cilën gjë e ktheu në profesion për të fituar dhe mësuar të tjerët. Po ashtu ai mësoi që të bëjë edhe lidhjen e fletëve të shtypura dhe të krijojë kështu koleksionet e para të vargjeve të tij në një vëllim të bukur me poezi që ai e quajti “Fije Bari.”
Në fillim ai nuk guxoi që të shkruajë me emrin e tij nëpër gazetat e Amerikës por kur botoi poemën “Kapiten, Kapiteni im” dhe ajo u pëlque kaq shumë sa të gjithë që e lexuanë pyesnin se kush e ka shkruar, ai mori guxim dhe u doli ballë pyetjeve dhe kështu u përgjegj me krenari që ishte autor i saj dhe që ja kushtonte Presidentit Legjendar A. Lincoln i cili zhduku skllavërine në Amerikë dhe për fat të keq u vra tragjikisht.
Whitman e shkroi dhe rishkroi disa herë vëllimin poetik “Fije bari” (Leaves of Grass), duke e përsosur dhe duke e bërë një nga librat më të kërkuar jo vetëm në Amerikë por në tërë botën, bile, ky libër u përkthye edhe në shqip nga mjeshtri i letërsisë Skënder Luarasi. Kam patur fatin ta kisha librin tim. Për fat të keq ai libër nuk pati sukses në Shqipëri pasi propoganda komuniste që fliste për dite sesi të mbillet, korret, apo si të rriten foragjeret, bëri që poppulli të mendonte se “Fije Bari” është një libër për bujqesinë!
Henri David Thoro pasi lexoi “Fije Bari”dhe vizitoi autorin më 1855,ka shkruar:”Whitman siç duket është demokrati me i madh që ka parë bota.Sigurisht në mes të poetëve demokratë nuk ka figurë tjetër si ai”.
Vërtetë në këtë libër ai bën thirrje për liri, barazi, paqe dhe dashuri mes njerzve me lëkurë, bindje dhe fe të ndryshme. Kjo është dhe një nga arsyet që Whitman i bë shumë i dashur për shumicën e lexuesve të tij.
Që kur Walt Whitman ishte gjallë mori famë dhe lavdi. Poetët e tjerë amerikanë dhe nga bota i përuleshin me nder duke e cilësuar vetën poetë-nxënës para tij. Një gjest mjaft kuptimplotë për këtë gjë janë edhe fjalët e poetes së madhe Emily Dickinson e cila në shënimet e saj biografike na thotë se kur u takua për herë të pare me Walt Whitman, ju prezantua në këtë mënyrë, “Mirdita! Unë jam askushi. Po ju kush jeni?” Walt Whitman
pasi e kuptoi se çfar deshte të thoshte poetja, ja ktheu, “E dashur Emily, unë jam Walt Whitman dhe ju nuk jeni askushi por gruaja me flokë gështenjë e me sy të bukur si ato qershitë e zeza e të pjekuara mirë dhe që miqtë i lënë mbi xham që jo vetem ti shijojnë duke i ngrënë por edhe duke i parë”. Me këto fjalë Walt Whitman i madh i tregoi që ai i kishte lexuar vargjet e saj të bukura si ato që ai ja përmendi për flokët dhe sytë e saj.
Ata të dy kanë qënë bashkëkohës dhe me një diferenecë moshe prej 11 vjetësh më i madh Walt Whitman.
Emily ka shkruar 597 poema nga më të bukurat që janë shkruar ndonjëherë në Amerikë dhe ishte simpatizuesja më e madhe e “Xha Uolltit” . Nuk është aspak e vërtetë ashtu sic shkruajnë disa të huaj dhe shqiptarë se ata të dy pothuajse nuk njiheshin fare me njëri tjetrin.
Ai vdiq në vitin 1892 në Ontario dhe u varros në varrin që e kishte përgatitur vetë duke vënë mbi të një epitaf me tre vargje nga një poema e tij. Ai vdiq por mbeti gjallë në brezat e më pasëm. “Xha Uollti” u bë mit jo vetëm nga “Beat Generation” e Allen Ginsberg, por dhe nga poetë të tjerë të mëdhenj si Ezra Pound e Hart Crane, Dario e Mir, nga Neruda e vetë Jorge Luis Borges.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.