ZËRIT I NOLIT DREJT ATDHEUT

Riza Lahi

ODISEJA E ZËRIT TË NOLIT DREJT ATDHEUT

Intervistë me shqiptaro – amerikanen Raimonda Moisiu, që bëri të mundur
ardhjen në Shqipëri të tri kasëtave të incizuara me zërin e Nolit.

Zonja Raimonda, sec kam një parandjenjë…dua t’u pyes, mbase keni dicka personale që u lidh më figurën e gjigantit nga Kolonja?

 Për Herë të parë emrin e Fan Nolit e kam dëgjuar në moshën 7 vjece . Po shihja gjyshin tim të ndjerë që më donte pafundëshit, se ishte shumë I shqëtësuar. Qe përkulur përmbi radion tonë të vjetër dhe sikur donte ta përfshinte me të dyja pëllëmbët e tija të mëdha, të mplakura dhe aq të dashura për mua. Dhe , ngriti kokën plot dëshpërim dhe të përlotur. Radio Tirana , sapo kish transmetuar lajmin se kish vdekur historiani ,atdhetari,poeti , patrioti i rilindjes ,Fan Stilian Noli.

Mua po më këputej shpirti duke e parë gjyshin tim që më dukej më I forti I botës, të qante sikur qaja unë kur dikush me rrembente nje loder. U mundova ta qetësoja gjyshin, dhe ai, pas pak, nisi të më tregonte… Dhe… Jo vetëm atë ditë, por papushim. Gjyshi im ,Baki Kamenica kish qënë fanolist ,kishte marrë pjesë bashkë më Nolin në kryëngritjen e Qershorit . Si një përkrahës i tij gjyshi im kishte bërë 18 muaj burg nga Qeveria e Zogut ,që rrëzoi Nolin. Më vonë, kur unë hyra në shkollë dhë pikërisht në klasën ë 5-të ,të tetëvjëcares ,në librin e Leximit Letrar ne kishim poezi të Fan Nolit ,si “Rend , or Marathonomak” , “Anës së Lumenjve”, etj, Mësuesi im I letërsisë quhej Sotir Nuci Naci. Ai ishte biri,i një prej mësuesve të shquar të hapjes së Mësonjtorës së Parë Shqipë ,ne Korce, Nuci Naci. Mësuesi im këmbënguli që unë të përfaqësoja recituesit e shumtë të shkollës sonë duke recituar një poezi nga Noli. Noli I mrekullueshëm I gjyshit tim; atë Nol që nisa ta dashuroja përditë e më shumë. Kë më zgjodhi mësuesi? “Anës së Lumejve”. Bëhej konkurs në shkallë rrethi në shtëpinë e pionierit – sic quheshin atëherë qëndrat shtetërore të edukimit të fëmijëve. Me poezinë përmendësh, që e di edhe sot, dhe plot emocione hipa në podiumin e recituesëve. Dhe…Fitova cmimin e parë në Korcë…në Korcën time që aq më merr malli, e me mungon shume..
Po jepesha përditë e më fort pas Fan Nolit. Lexoja gjithcka cfarë shkruhej për të. Sigurisht në atë kohë ishim të mbyllur ,dhe kontakti me botën ku Noli kishtë jetuar, aktivitetin e tij për kombin dhe krijimtarinë e tij, ne nuk e njihnim mirë ; aq sa na ofronte koha që jetonim. Më vonë duke u rritur ,rritej edhe vizioni im , për të ditur më shumë për këtë kolos të letrave shqipe ,për këtë historian ,poet ,politikan ,fetar e patriot .Duke lexuar Nolin i cili ishtë universal në veprimtarinë e tij , ndërgjegja ime patriotike rritej ,sigurisht në rritjen e ndërgjegjes sime patriotike ka ndikuar edhe babai im i ndjerë ,i cili ishtë shumë patriot . Për mua Noli përfaqëson elitën e shquar të burrave të kombit shqiptar. Figura e tij prej shqiptari të vërtetë, rrallë do të përësritet në udhën e historisë së shqiptarëve.Noli është uragani që përjetësoi vlerat kombëtare ,identitetin kombëtar dhë shqiptarinë në USA”.
Cfarë përfaqëson Noli për mua si shqiptare me banim në SHBA ,ju mund ta shikoni në librin tim të sapo botuar “Jeta mës dy dashurivë”(Midis atdheut dhe mërgimit ,)i cili ,fillon me shkrimin për Nolin ,fjalinë që posa citova më lart.

Cfar ju ka tërhequr vecanërisht…sidomos… te kjo figurë aq e shtrenjtë për ju?

Te Noli më ka tërhequr gjithcka … Para shumë viteve , më bie në dorë një material që ishte për referencat historike – Fjalimi I Nolit në Parlamentin Shqiptar ,më 1924 ,fjalim që ka po atë vlerë historike, politike dhe një mesazh për zgjidhjen e cështjes sonë kombëtarë edhe aktualisht, sic e kishte më 1924 . Ka të njëjtën vlerë sot sidomos për ata politikanë kolltukofagë që vetëm majmen ,cirren si atdhetarë ,i kanë ngulur thonjtë e tyre atdhëut , nuk e lënë atë të marrë frymë dhe populli nuk po i ckul dot nga kolltuku i egos për pushtet. Ky takëm dallkakukësh është bërë pronar i Shqipërisë. Kjo shtresë qesharakësh e mjeranësh shqiptarë nuk pushojnë së kërcituri dhëmbët vëtëm në vetën e parë: UNË!
Ai fjalim i Nolit ,mua më ka befasuar jo vëtëm për inteligjencën e Nolit tonë të Madh . Ai përbën një mesazh të mëncur që ka dalë nga shpirti i Nolit tonë.
Më pas unë shihja që udhëheqës të shtetit shqiptar ,vinin në USA dhe bënin vizitë në varrin ë Fan Nolit ; ndjeja një farë ‘Zilie’për ta. Noli jo vetem eshtë idoli im ,desha ta respektoja edhe unë, por doja të përmbushja nje amanet te gjyshit tim.Një ditë vajta vetë te varri i Nolit dhe I lashë një tufë lule, ndeza edhe nje qiri ,sipas tradites shqiptare . Shkova edhe në kishën që ka ngritur ai – te kisha e Shën Gjërgjit në ,Boston. Unë tashme isha qytetare amerikane , falë fitores me një Green Card
Nisa të rrëmoja në arkivat e pafund të Amerikës për të gjetur copëza të vyera nga jeta e Nolit të Madh. Fati im i mirë e dëshi që unë të mërrja pjesë në një aktivitet të komunitetit shqiptar në Ëorcëstër ,Masachusët ,Boston; shqiptarët e Amërikës kësi lloj aktivitetesh i quajnë Fëstivali Shqiptar (Albanian Festival). Si pasionante e vjetër e gazetarisë që jam, këtë aktivitet e pasqyrova te gazeta shqiptare “Shekulli”. Për kënaqësinë time të pafund, prej këtij shkrimi, unë mora një përshëndetje nga misioni i Paqës në Saharën e Largët përëndimore . Ma dërgonte një diplomat shqiptar, Bashkim Pitarka . Mes të tjerave, ai citonte ,atdhetarin ,patriotin , ish studentin e Fan Nolit , bashkëkohas i tij, bisnesmënin me emër ,pronarin e 4 diskotekave të njohura – “Nights of Hartford”,në Hartford ,Ct – pikërisht atje ku banoj unë – Thanas Laskajn, nga Përmeti me origjinë.
Fati im i mirë e deshi që unë, nëpërmjët këtij atdhetari të takoj e të njoh nga afër shumë patriotë shqiptarë të Amërikës; po ashtu të njoh nga afër më shumë patriotë shqiptaro-amerikanë të lindur në Shqipëri e USA, si edhe të marr pjesë në veprimtaritë e tyre aq të njohura atdhetare,kulturore dhe shoqërore. Fati im i mirë e deshi që kërkesës sime për të bërë një vizitë në varrin e Fan Nolit ,atdhëtari Thanas Laskaj ,megjithë moshën e thyer ,iu përgjigj pozitivisht ,dhe unë, kështu, vizitova Kishën Autoqëfalë Shqiptarë dhe varrin e Fan Nolit..
Te kisha unë vizitova dhomën e bibliotekën e Nolit që ruhet me aq kujdes nga At’Arthur Liolini. Kjo ka qënë dita më e bukur dhe fatlume e jetës sime – unë preka nga afër sendet personale që ka prekur Noli ynë i madh . Aty, në kishë, unë e pashë nga afër Nolin edhe fetar , edhe prift , edhe politikan, edhe poet , shkrimtar, edhe pamfletist, edhe përkthyes – atdhetar dhe shqiptar të vërtetë. Pashë njeriun e madh të kombit ,poliadrikun dhe erudition, në mes të famës e lavdisë të të cilit, qëndronte modestia e tij. Aty ishte pasqyruar mbretëria e tolerancës fetare në komunitet.Kontributi i Nolit ishte ndertuar sipas thenies biblike që ai përdorte gjithmonë :”Një popull pa vizion zhduket”. Duke vënë në plan të parë vizionin e një populli – popullit të tij shqiptar -Noli hodhi një bazë të shëndoshë të rizbulimit të identitetit kombëtar dhe ruajtjes së tij nga asimilimi kulturor pas disa shekujsh shtypjeje . Pashë nga afër atë përpjekje dinjitoze e vlerësuar historikisht ,por që përbënte një eveniment historik e kombëtar ; jo vetëm për ndjenjat atdhetare e kombëtare, por edhe ndjenjat fetare..Përpjekja dhe realizimi që bëri Noli ynë i madh – shkëputjes së ortodoksisë shqiptare nga ajo greke ,shkëputje e cila ruhet edhe sot me fanatizëm nga pasardhësi i shquar I Nolit At ‘Arthur Liolini, përbën një kontribut shkrepëtitës nga ana e klerikut ortodoks.
Ishte Noli e më pas pasardhësit e tjerë shqiptaro- amerikanë të Bostonit që luajtën një rol të rëndësishëm në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Historia e marrdhënieve shqiptaro -amerikane ,themelet e të cilës janë hedhur që me Nolin e Madh , janë dëshmitar i gjallë i kontributit ,nxitjes dhe bërjes realitet të asaj ngjarjeje shumë të rëndësishmë . Nën frymën e Nolit, shumë gra të mëncura shqiptaro-amerikane të Bostonit ,Ustërit , Massachusët, Nev Jorkut,Nju Xhërsit,Dëtroit etj dhanë atë kontribut të madh kudo e kurdo për Shqipërinë e tyre që kishte nevoja shumë, që klithte si një shqipe e plagosur dhe kërkonte krahët, mëndjen, energjitë dhe paratë e bijve të saj.
Patriotë të vjetër si eruditi, njeriu i letrave shqipe,Faik Konica; Qamil Panariti ,botuesi i gazetës ” ,Diëlli” të themeluar nga Noli; bisnesmeni i industrisë kulinare që bëri legjendën në industrinë kulinarë amerikane Antoni Athanas ; Dhimitër Trebicka ,botuesi i gazetës “Liria”;Thanas Laskaj,Bill Kamenica ,Rexhep Baba Bardhi, njeriu shpirtëror i besimit bektashian shqiptar , pasardhesi i Nolit ,i perndershme At’Artur Liolini ,Ekerem Bardha ,etj – këta studentë e pasardhës të Nolit ishin të parët që ngritën zërin e tyrë në favor të cështjes së Kosovës deri në Departamentin e Shtetit e të Kongrësit Amërikan , ashtu si kishin bërë për rivendosjen e marrëdhënievë diplomatike.
Unë po ju them edhe një fakt tjetër rreth Nolit. Noli si një kryeministër i Qeverisë të dalë nga Revolucioni i Qershorit,do të kishte shofer personal një shqiptar nga Kolonja ,nga e kishte origjinen ai kolos I letrave shqiptare. Shoferi I tij quhej Jorgo Bello ,apo si e therriste Noli vetë – Xhejms Ford , pasi ngiste Fordin amerikan që përdorej nga Noli ,si kryeministër.
Varri i Nolit është një varr i thjeshtë me lëndinë të blertë dhe një gur mbi krye, ku , në njërën anë janë skalitur emri i Nolit si arqipeshkop dhe në anën tjetër flamuri shqiptar.
…Pasardhësi i Nolit ,At ‘Arthur Liolini , një njeri shumë fisnik . Ai flet një shqipe të pastër e më kulturë, megjithëse ështe brezi i tretë lindur në USA. Ai është një personalitet i shquar i kombit ,diasporës dhe fesë. Ai këndoi liturgjinë e rastit te varri i Nolit.
Kam parë me këta sy se si Thanas Laskaj dhe At ‘Arthur Liolini , këta studentë të Nolit e aq burra të vjetër, të derdhnin lotë mbi varrin e kolosit nga Kolonja shqiptare.

Po, si arritët të binit në gjurmë se dikush kishte konservuar diku zërin e Nolit?

Si rashë në gjurmët e kasetave me zërin origjinal të Nolit ? Mmmm… Ditën që unë vizitova kishën e Shën Gjërgjit ,të ngritur nga Noli ynë i madh dhe varrin e tij , unë e pasqyrova në një shkrimin tim te gazeta e Tiranës “Koha Jonë”. Kur…më vjen një vlerësim në formë përshëndetjeje nga publicisti i njohur shqiptar dhe gazetari i TV3 Francë, me banim në Francë ,Z.Vasil Qesari, i cili më përgëzonte dhe inkurajonte përcka unë kisha bërë për të zbuluar nga veprimtaria e Nolit tonë të madh. Do të ishtë përsëri ,po ai, “Simbad – Detari” – Z.Vasil Qësari , që do më vinte mua në dijeni që nga Franca, në një mesazh privat, se ekzistonte një kasetë me një fjalim dhe zërin origjinal të Fan Nolit. Kaq dinte “Simbad detari”
Që nga ai cast unë I përngjisja një nëneje që ka rënë në gjurmë të birit të humbur. Ditë e natë atje më punonte mëndja. Menjëherë nisa të shfrytëzoja lidhjet që kisha krijuar më shumë patriotë shqiptaro-amerikanë . Ende nuk e dija se thesari që po kërkoja ndodhej diku fare pranë meje – mu në qytetin ku banoj…Marr në telefon At’Arthur Liolinin dhe i them për kasëtën …Ai më thotë së, po, është një kasetë ,në kishë është ,hajde një ditë e merre, do të ta jap,por më jep pak kohë ta kërkoj në arkiv..Po mua nuk më durohej ..Po merrja kontakt më miq të tjerë… Një ditë Xha Thanasi (Thanas Laskaj),më fton për kafe e , midis të tjerave, në telefon, më thotë së do të jap një dokumënt më rëndësi historike. Në atë dokument, vazhdoi të më tregonte në telefon xha Thanasi, ndërsa unë po dridhesha nga emocionet, se si e ka bërë Noli poemën :” Jepni për nënën!”. I di ti Monda, më pyeti gjithnjë ndërsa mbaja receptorin në veshët e mi të mprehur, vargjet e Nolit “Mbahu Nëno mos kij frikë së ke djemtë në Amerikë”? Oh, si nuk I dija? Unë e dija krejt – krejt përmendësh atë përmendore për shqiptaro-amerikanët.
Kjo poezi, bijë, më thotë në mbyllje xha Thanasi ka historinë e saj.
Takohemi më Xha Thanasin të Mozziccato ,një kafene italianësh.
Nisi të më tregojë shtruar e pa u ngutur, por gjith mall dhe dhimbje, sikur po tregonte historinë e parë të dashurisë së rinisë, për varrimin e Nolit, që kish qënë shumë madhështorë ,me pjesëmarrjen e shumë përsonaliteteve më Zë të kohës, që nga aktivistët më të shquar të jetës politike amerikane e deri te personalitet e instancave më të larta të shtetit amërikan . I them Xha Thanasit: “ O xha Thanas! Do të të them një gjë…Unë jam krejt e sigurtë se dikund ndodhet një kasetë me disa fjalime të Nolit; me zërin e tij original” . I them se më kishte premtuar At’Artur Liolini…
Kur… Xha Thanasi më pa në sy si një magjistar dhe, sikur të kërrentë dicka të fshehtë nga shpirti më tha: ”Moj bijë, jo një, por janë tre kaseta me zërin e Nolit dhe…dhe ato…i kam …unë. Do të t’I jap, moj bijë!”
Mbaj mënd që kam brohoritur si e cmëndur nga gëzimi, se kam duartrokitur duart dhe jam lëshuar dhe e kam përqafuar xha Thanasin duke e puthur ku mundja në fytyrën e tij të fishkur nga vitet dhe hallet e jetës. Njërëzit që ishin në kafene shtangën. Ndoshta rrallë u kish ndodhur të shihnin një zonjë të re të pushtonte ashtu një plak.Po unë as që e vrava mëndjen nga ata. Vetëm ktheva kryet nga ata spektatorë që hanin e pinin në lokalin Italian dhe vetëm u kam thënë triumfalisht: “He made my day!”
Që atë moment u nisëm në shtëpinë e Xha Thanasit dhe mora kasetat e shtrenjta që më ngjanë si suvenire të vjetra , të shtrënjta shumë dhe klasike të ardhura nga historia e mëmëdheut tim; të ardhura nga Korca ime, nga fëmijëria ime; nga fëmijëria që nuk I kthehet më askujt, por që mua, ja, më ishte kthyer brënda një casti.
Me t’u kthyer në shtëpi , po mendoja duke fluturuar në qiellin e shtatë, se , o Zot, kë duhej të lajmëroja të parin. Ah, thoja me vete, si nuk kam një altoporlant që të dal në dritare dhe të bucas nëpër qielllin e Hartfordit se, unë, unë Raimonda Moisiu nga Shqipëria, kisha ja, këtu, mbi tavolinën time, zërin e gjallë të Fan Nolit.
Në fillim I telefonova mikut tim ,Vasil Qesarit . Më tha se ishte mu në mes të Vlorës ate cast. “Vasiiiil! Këtu kam tri kaseta me zërin e Fan Noliiiit!”
M’ u bë sikur Vasilit iu bë, sapo e njoftuan se kish rënë nga qielli një meteor I florinjtë për shqiptarët.
Pastaj, rregullova vëndin mirë e mirë dhe nisa të dëgjoj kasetat. Kam qëndruar atë ditë tërë kohës në shtëpi…Kishte momente që , ndërsa fliste Noli dhe duartrokitnin të tjerë, shikoja se kisha duartrokitur apo qeshur edhe unë me turmën e shqiptarëve përqark Nolit në ato caste, gjatë batutave të tija të papërsëritëshme. Nganjëherë derdhja lotë… Djali im ,23 vjecar ,Jurgesi,atë ditë ka trokitur tre herë në dhomën timë duke më pyëtur : “ O, ma, po c’ke , moj ma?”
Bëra disa kopje e ua dergova me postë miqve të mij më të mirë ..Kur erdha në Shqipëri unë bëra edhe kopje të tjera e ua shpërndava miqvë të mij ,që i kam të shumtë e jam shumë e lumtur që kam shumë miq. Isha më e lumtura e botës – isha unë që I kisha futur në atdhe kasetat e Nolit..Ato janë një thesar i cmuar ,për historinë e kombit shqiptar..Kishte njërës që më thoshin ,mos i jep kasetat pa të paguar , mirëpo…o Zot, a shitet Shqipëria, shqiptaria ,a shitet Noli, o miku im Riza?..Noli nuk është vëtëm i imi është i gjithë popullit shqiptar . Është ky popull që nxorri Nolin e Madh.

A rrojnë sot në Amerikë njerëz që kanë patur lidhje të afërta me Nolin?

Po ,ka. Është, për shëmbëll, sic të thashë, At “Arthur Liolini ,pasardhësi i drejtpërdrejtë I Nolit ,i cili me ndershmëri dhe inteligjencë , vazhdon të ecë I përkushtuar në gjurmët e Nolit. Ai vazhdon të drejtojë Kishën Autoqefale Shqiptare Orthodokse në USA. I përndërshmi At Arthur Liolini,një njëri shumë i përkushtuar jo vëtëm për cështjën fëtarë por ëdhë për cështjën kombëtarë shqiptare .E… Nuk mund të bëj krahasime se a është apo jo patriot aq sa Noli ai. Noli ka vëndin e tij në historinë e Shqipërisë e të kombit ,po ashtu edhe At’Artur Liolini ka vëndin ë tij. Historia e vlerëson dhe , me siguri do ta vlerësojë pasardhësin besnik të Nolit të papërsëritshëm. Eshte, tejetër, Bill Kamenica ,e cili drejton Kishen Orthodokse Shqiptare ne Ëorcester ,(Uster Massachuset). Ai është me origjine nga Kamenica e Korces , nga ka qënë edhe babai im i ndjere. Janë gjallë akoma , edhe e veja e Qamil Panaritit, Sara Panariti dhe e veja e Dhimiter Trebickes ,Roza Trebicka ,te cilat , së bashku me burrat e tyre, kanë qënë në krah të Nolit. Është, tjetër, një shqiptare nga Gjanci i Vithkuqit të Korcës ,e cila ka shërbyer në atë kishë që kur Noli ishte gjallë, megjithse disi e moshuar . Thanas Laskaj , po se po…Mund të ketë akoma të tjerë..

A kanë qënë të dhënë pas Nolit jo orthodoksët shqiptarë në SHBA, katolikët, myslimanët apo ateistët?

..Unë them se të tërë kanë bërë për Nolin ,se edhe Noli ka bërë shumë për të tërë këta ..Noli nuk bënte dallim kush ishtë musliman ,orthodox ,katolik apo afetar. Ai i trajtontë të gjithë njësoj si bashkëkombas shqiptarë. Dhe, se sa ka bërë Diaspora afetare dhe muslimane për Nolin ,këtë e keni të pasqyruar në një nga ato kasetat që ju kam dhuruar ,ku është fjalimi i personaliteteve fetare në Diasporë , si, ta zëmë, fjalimi i Baba Rexhep Bardhit ,në varrimin e Nolit apo sa e sat ë tjerë, përfshirë edhe mua që po ju flas në këtë moment për Nolin e qëi përkas besimit bektashian.

Ju e dini, zonja Mosiu, se kush është në krye të ortodoksëve shqiptarë.

Sigurisht që e di, është Fortshkëlqesia e tij Anastas Janullatos. Sigurisht që e di edhe që ai është grek

Po të kishit rast të pinit një kafe me Fortshkëlqesinë e Tij Anastas Janullatos, sot “Qyetetar Nderi “ I qytetit të Korcës tënde, ku ti ke qarë për herë të parë në jetë, cfar do të kishe dëshëruar t’i thoje mes të tjerave klerikut të nderuar?

Mua nuk më pëlqen hipokrizia. Rrethi im më njeh mirë. Sigurisht dhe patjetër do t’I kisha thënë klerikut fort të nderuar grek se, do të ishte mirë që në krye të ortodoksëve shqiptarë të ishte një shqiptar. Do t’I thoja se figura që adhuroj më shumë unë, Fan Noli, ka bërë të gjitha përpjekjet që kisha ortodokse shqiptare të shkëputej e të ruante identitetin e saj ndaj kishës ortodokse greke. Do t’I thoja edhe se do të ishte në të mirë të misionit të tij që t’ia bënte të gjitha nderet Nolit, kësaj figure që do ta kishte lakmi cdo komb I qytetëruar I Europës.
Do t’I thoja edhe përderisa ai i është përkushtuar orthodoksisë shqiptarë ,do të ishtë në të mirën e tij dhe të kishës që ai përfaqëson të jetë një mbrojtës i shënjtë i interesave shqiptare dhe i cështjës shqiptare!…Nuk di cfarë të thëm më shumë për këtë

– Me rastin e këtij bashkëbisedimi, a mund të dinë lexuesit dicka më shumë se kush është Raimonda Moisiu ?Mund të na tregoni pak nga aktiviteti juaj patriotik dhe kulturor në atë anë të Atlantikut?

Unë jam nga Korca ,brez pas brezi ,apo si shprehemi ne korcarët ,puro korcare. Jam lindur dhe rritur në lagjen e muslimanëve,ne lagjen ku lartësohet Xhamia e ndertuar 600 vjet me pare nga themeluesi i Korces Iljaz Bej Mirahori.Kam mbaruar për mësuesi – pikërisht për mësuese të gjuhës angleze , ku kam punuar në qytetin e Korcës ,deri diten që emigrova ne USA ,si fituese e llotarisë dhe më pas une kam marrë nenshtetsine amerikane .Unë erdha në një vënd multinacional dhe multikulturol. Falë teknollogjisë së internetit dhe kompjuterike qe ka hyre vrullshem ,unë krijova lidhjet e mija ,jo vetëm brenda Amerikes ,por në të gjithë botën.Lidhje virtuale dhe reale .Me vështirësitë që hasë cdo emigrant ,por edhe me sakrifica ,une fillova te integrohesha në jetën e komunitet shqiptar dhe amerikan në të gjithë drejtimet. Ne organizojmë sa më dëndur që të mundemi, aktivitete artistike- kulturore me bazë historike dhe kombëtare ; si komunitet shqiptar. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve është për të ruajtur traditën ,gjuhën ,zakonet ,kulturën ,vlerat kombetare dhe identitetin kombetar; për ta ruajtur nga asimilimi ,për ta transmetuar në brezat që vijnë në tokën e huaj ,sidomos te ata që lindin në USA ,apo kanë ardhur në një moshë fare të re. Aktivitet kanë natyra të ndryshme .Komuniteti shqiptar i Hartfordit ne Connecticut ku une jetoj ,është një komunitet i mrekullueshem ,ashtu si gjith komunitetet shqiptare kudo ne USA .Shqiptarët janë ajo pjesë e emigracionit te vjetër e të ri shqiptar ,që ngrohen me idene e krenarinë e të qenurit shqiptar ; janë pjesetarë të kulturuar e të emancipuar në vëndet ku ata jetojnë e punojnë , taksapagues te rregullt dhe respektues të ligjeve dhe zakoneve të këtyre vëndeve.
Unë tashmë aderoj në Partinë Demokratike të mikut të shqiptarëve ,Bill Klinton.

Vëtetë? Bëni pjesë në partinë e Klintonit? Uaaa! Po…Cfar ju ka shyrtë?

Qëllimi im që unë vendosa të jem antare e Partisë Demokratike të njeriut aq popullor në mes të shqiptarëve, Bill Klintonit ,është për të ngritur zërin e komunitetit shqiptar të Hartfordit; për ta integruar sa më bukur atë në demokracinë amerikane ; sigurisht duke pasur edhe një ndjenjë respekti e mirenjohje për Bill Klintonin ,si një personalitet dhe burrë shteti ,që I doli në mbrojtje popullit tim shqiptar te Kosoves. Që, për më tepër, i tregoi botës dhe Europës kristiane se si njw kristian , mbron të drejtën e një populli të besimit musliman ,duke dalw hapur në mbrojtje të popullsisë muslimane të Ballkanit e duke ju kundërvënë edhe me gjuhën e luftes ,makinës vrasëse serbe dhe kasapit Milloshevic.
Një aktivitet shumë i bukur dhe shpirtëror që kam organizuar me gra – emigrante ekonomike nga Shqipwria kwtu ku jetoj, është prerja e flokëve nga keto gra dhe dhurimi i tyre ,Qendrës Spitalore të Kancerit , për gratë që vuajnë nga kanceri në gji. Ju e dini se, nga bioteraptw qw kalojnw kwto gra tw swmura , atyre iu bie floku. Nga ky aktivitet që mori vlerësime nga Departamenti për “HUMAN RELATIONSHIP” , në Hartford. Ishim 15 gra shqiptare.

-Në një shkrim tuajin të para do javëvë ju keni bërë një pasqyrë të femrës shqiptare intelektuale në diasporë. Mund të na flisni pak për këtë forum tuajin ? Për ndonjë arritje?

Sic e theksova më lart, falë teknollogjisë kompjuterike ,duke qënë antare në shumë lista virtuale si “Art-café” ,”Tefta Tashko Koco” ,”Mëmëdheu” ,”Alb-shkenca” – forume dhe vebsajde bashkëatdhetarësh, unë jam tashmë në një “ekspeditë” të përbashkët me bashkatdhetarë në të gjith botën . Në Kosovë e në tokën mëmë ,Shqipëri , ne “eksplorojme ” mendime ,krijime letrare , probleme shoqerore, ekonomike dhe politike. Këto lista janë si MEDIA SHQIPTARE ,pa censure dhe me liri të plotë mendimi të hapur të emigrantëve shqiptarë kudo në bote. Në këto lista virtuale, jepen mendime e diskutohet e bëhen dhe debate në ndihmë të proceseve e zhvillimeve demokratike të vendit tonë ,apo të integrimit të shqiptarëve në tokë të huaj. Unë, me këto lista e forume virtuale , kam bërë shumë miq e mikesha të reja, por edhe kam ri-gjetur e takuar shumë miq të vjetër , me të cilët i kisha humbur lidhjet per shkak të emigrimit ,apo kam krijuar edhe shumë miq të rinj. Ndër to është edhe ish -kolegja ime, që ju e njihni si autore dhe si patriote, korcarja Merita Bajraktari McCormack, e cila mundesoi themelimin e këtij forumi , I cili, që në momentin e konceptimit dhe krijimit ka ne themel bashkrendimin e punës sonë të përbashkët e frytdhënë. Ne veprojmë edhe si grup moderatoresh me pjesmarrjen dhe në harmoni te plote dhe productive (shihni blogun-revisten tone http://www.botaegruasshqiptare.com/ për më shumë) edhe me vajza e gra te tjera. Ky bashkpunim ka në bazë komunikimin e sinqertë ,dashurinë e pakushtëzuar dhe mbeshtetjen e njëra-tjetrës mes një grupi të gjërë vajzash dhe grash shqiptare anembanë botës. Forumi BOTA E GRUAS SHQIPTARE , është një forum që ka në brendësi një numër të madh motrash të një gjaku dhe që për ta ilustruar esencen do perdorja shprehjen e Maks Velos:
“Në jetë ka histori ,gjeografi ,muzikë ,art ,kulturë,letërsi ,politikë ,vizion për të ardhmen”
E pra, ky eshte Forumi Bota e Gruas Shqiptare ,Zeri i shpirtit femeror ,ku aderojne femra krijuese dhe intelektuale ,pena te karrires letrare ,publicistike, poete e shkrimtare ,qe kane bere e po lene nje emer te mire ne fushen e letrave shqipe,pikturiste dhe artiste ,kengetare ,aktore ,politikane nga gjithe anet e rruzullit tokesor qe nga Amerika ,Europa ,Kosova ,Shqiperia ,e deri nga Australia e larget,Politikane me nje ekpserience nga vendet ku ka lindur demokracia ,qe nje dite ky Forum ,do te kete perfaqesuesen e saj politike ne integrimin e demokracise perendimore ne vendin tone .Eshte nje liste shume e gjate,e pjesemarrjes se femres krijuese dhe intelektuale ne Diaspore ,e te gjitha se bashku ne ngrejme zerin tone femeror ne dobi te ceshtjes kombetare ,ne menyre te vecante ne ceshtjen e Kosoves ..

-Cili është mesazhi që ju doni t’i transmetoni brezit të ri që sot jo vetëm studion Nolin ,por do të ketë edhe mundesinë të degjojë zërin e tij? Po ashtu cili është mesazhi juaj për femrën shqiptare ne pergjithesi në këtë fillim viti?

Mesazhi im për brezin e ri …Do t’i rekomandoja të mos e ndalë vrullin për të studiuar Nolin . Ata që nuk e kanë nisur akoma ta studiojnë Nolin ,të fillojnë sa më parë . Aty ata do të gjejnë gjithcka por edhe do të edukohen ndjeshëm me ndjenjën e atdhetadashurisë. Ata do të marrin nga Noli shumë gjëra të vyera për jetën. Kësia gjërash do të marrin edhe ata që mendojnë se e njohin Nolin – këtë shpellë margaritarësh që nuk I gjëndet fundi asnjëherë por vetëm se të magjeps e të magjeps. Mesazhi im ,për femrën shqiptare, sidomos atë në emigracion është që ato të bëhen mesazhiere të gjuhës traditës ,kulturës ,vlerave kombëtare dhe identitetit kombëtar shqiptar , jo vetëm nëpërmjet krijimeve të tyre ,por edhe te fëmijët e tyre që lindin në tokë të huaj. Ruajtja e këtyre vlerave është ANTIASIMILIM.

“FotjonArt”, 14 Janar 2007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.