Zherminal

Dhori Thanasi
Zherminal

Të turpëruara nga buhisja e hovtë e natyrës
Pemët iu vodhën lakuriqësisë të dimrit të acartë.
Gjer dje i mardhur në palcë, sot ndër avuj dehës
Pylli e veshi jeshilen gjithkah, qeshur dritës rrezeartë.

Cicërimat e shpesëve e hapën siparin e motit të ri
Ansambli i magjishëm fluturak fëshfërin gjeth më gjeth
Me zëëmblat xhinxherka, zogla, trishtila, kryeartëza
E gojëmjaltët bilbila, dirigjuesit çakërqejf

Orkestra zogore njësh me ajrin ishte flladi i stinës së re
Akëseku befasues nga tamburi i sqepit qukapikut
Vriste ajrin kukuvriqi a zëri çjerrës i një grifshe;
Mbi çati të pyllit po përgjonte krahathadra tinëzisht.

Ngjyra-ngjyrat mbi lulesa ishin derdhur pa kursim,
Kundërmimi gjithëpërfshirës po vozit ku se ku;
Midis tyre rrokaqafë e buzë me buzë gjithë prarim
Çiftit të ri i bie përdhe “Zherminal” i Zola-së akëku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in dhori, natyres, orkestra, qukapikut, thanasi, zherminal
Aleksander Pushkin
Ëndrra

Aleksandër Pushkin Ëndrra Para pak kohe, në ëndrrën magjepse, Veten e pashë mbret me kurorë të çmuar; Dukej qartë se...

Close