Ismail Kadare

Ismail Kadare

                Ismail Kadare

 

Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi më 1936 në Gjirokastër.Më 1958 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin “Gorki”. Është poet prozator, kritik, esseist, analist, publicist dhe një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë shqiptare.

Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit, por u bë i njohur sidomos me vëllimin ‘Shekulli im’ (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: ‘Përse mendohen këto male’ (1964), ‘Motive me diell’ (1968) dhe ‘Koha’ (1976). Vepra më e shquar poetike e Kadaresë është poema liriko-epike ‘Përse mendohen këto male’ (1964) një pasqyrim i përgjithësuar artistik i rrugës dhe fatit historik të popullit shqiptar dhe të Partisë së Punës së Shqipërisë. Vepra poetike e Ismail Kadaresë shquhet për idetë e thella dhe për figuracionin e pasur e origjinal; rol me rëndësi për pasurimin e poezisë shqiptare.

Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’ (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin ‘Kështjella’ (1975). Në romanin ‘Kronikë në gur’ (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale dhe traditat prapanike. Probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela ‘Emblema e dikurshme’ (1977), ‘Ura me tri harqe’ (1978) dhe ‘Gjakftohtësia’ (1980). E veçanta e talentit të Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t’i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani ‘Dimri i madh’ (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mire.
Ismail Kadare mbetet padyshim një ndër zërat më të fuqishëm letrar për të gjitha kohërat dhe jo vetëm për letërsinë shqipe, por edhe atë botërore. Është kjo arsyeja që vepra e tij ka marrë komente të shumta dhe vlerësime nga më të lëvduarat dhe shumë here ka qene kandidat për çmimin NOBEL, që pavarsisht faktit që akoma nuk e ka fituar, Ai, me publicitetin dhe njohjen pothuaj në të gjithë botën, padyshim që de facto e ka merituar këtë çmim.

Disa nga veprat e Kadaresë

Frymëzime djaloshare – 1954
Shekulli im – (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963
Përse mendohen këto male – 1964
Dasma – 1968
Motive me diell – (1968)
Kështjella – roman – 1970
Kronikë në gur – roman – 1971
Koha (1976)
Dimri i madh – roman – 1977
Ura me tri harqe – 1978
Prilli i thyer – 1980
Gjakftohësia – përmbledhje novelash – 1980
Koha e shkrimeve – 1986
Koncert në fund të dimrit – 1988
Vepra Letrare – 1981-1989
Dosja H – 1990
Piramida – 1992
Shqipëri – 1995
Pallati i ëndërrave – 1996
Dialog me Alain Bosquet – 1996
Spiritus – roman- 1996
Kushëriri i engjëjve – ese- 1997
Poezi – 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë – ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998
Ikja e shtërgut – tregim – 1999
Qorrfermani – roman – 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999
Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën, artikuj, letra – 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) – biseda – 2000
Breznitë e Hankonatëve – 2000
Bisedë përmes hekurash – 2000
Elegji për Kosovën – 2000
Lulet e ftohta të marsit – roman – 2000
Unaza në kthetra – 2001
Eskili, ky humbës i madh – 2001
Qyteti pa reklama – roman – 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut – roman – 2002
Pasardhësi – roman – 2004
Identiteti europian i shqiptarëve – 2006
Hamleti, princi i vështirë – Sprovë – 2006

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in gjirokaster, ismail
Ismail Kadare
Mall

Ismail Kadare Mall Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një...

Close