PIRRO LOLI

pirro loli

Pirro Loli

 

 

PIRRO LOLI

I kam zët biografitë. Më duket sikur para se të guxosh të përballesh me njerëz, qoftë edhe për t’u dhuruar diçka, të thonë:” Pa na trego njëherë cili je, nga vjen, cili ke qenë…”E ty të duhet të kthesh kokën pas, të kalosh nëpër varrezat e vetvetes. Letrari, më duket se ka dy biografi, “të gënjeshtrën”, atë të zakonshmen që kanë të gjithë dhe të vërtetën, veprën. Nëse do arrij ndonjëherë të them diçka për këtë të dytën, atëherë mund t’i hidhni një sy edhe biografisë së gënjeshtërt, mbushur me gabime, keqkuptime, fate, mëkate jetë të njëjtë njerëzish standart. Sepse të shkuara, sepse biografi e një vetveteje që nuk ishte e jona, si e të gjithë njerëzve nën diktaturë.
***
Linda në Konckë të Zagories(rrethi Gjirokastër) më 10 shtator 1945. Arsimin fillor e mora ne vendlindje, atë tetvjeçar në Sheper dhe në Durrës. Në vitet 1960-64 mbarova shkollën e mesme Pedagogjike të Elbasanit. Studimet e larta i kreva në UT, dega gjuhë letërsi shqipe (1964-68)dhe më 1977, studimet pasuniversitare për filozofi. Kam punuar atje ku më kanë dërguar, kryesisht në arsim, (Rreth 20 vjet) si dhe USAdrejtor shkollash 8-vjecare, pedagog në shkolla të mesme dhe në Universitetin “E. Çabej” Gjirokastër. 5-6 vjet kam punuar në disa punëra të ndryshme. Në vitin 1993 kam emigruar në Athinë dhe jam kthyer në vitin 2008. Jetoj në Tiranë dhe USA, kam fituar të drejtën e qztetarit me banim të përhershëm(grin kart) në USA.

* * *

Kam filluar të shkruaj e të botoj që në vitet 70’ në shtypin letrar të kohës poezi e tregime. Libri im i parë “I dhjeti nga tanët” me tregime u botua më 1974. Më 1978, pas tre vjetësh anëtar partie, përjashtohem për koncepte liberale e revizioniste dhe me një vendim partie më hiqet e drejta e banimit në Tiranë dhe e drejta e botimit për 15 vjet. Fillova të botoj vetëm pas vitit 1990.

* * *

*********************************
Pas rënies së komunizmit kam botuar disa libra në poezi e prozë. Në vitin 1996 hapa e drejtova në Athinë revistën “Afërdita” me bashkëpunëtorë shkrimtarët Hysen Sinani e Astrit Ajdini, revistë që u mbyll nga autoritetet. Disa libra më janë përuruar e diskutuar nga Ambasada shqiptare në Athinë me interesim të vecantë nga zotërinjtë ambasadorë, Hysen Cabej, Kastriot Robo,, Bashkim Zeneli dhe Vili Minarolli. Ndërsa libri “Urdhëri i lotit”është sponsorizuar nga ambasada me inisiativën e z. Bashkim Zeneli. Falenderoj të gjithë personelin e ambasadës që për 16 vjet, m’u bë si shtëpi e dytë. Ose shteti im i afërt qe mungon kudo në emigracion.

* * *

Shfrytëzoj rastin këtej nga “shtëpia ime”virtuale për të falënderuar të gjithë shokë e miq, poetë shkrimtarë, kritikë, gazetarë që kanë shkruar e folur publikisht për krijimtarinë time. Në veçanti zotërinjtë Primo Shllaku, Miho gjini, Stefan Martiko, Murat Aliaj, Alush Avduli, Thanas Boci, Marash Mëhilli, Sadik Bejko, Qazim Sheme, Agim Shehu, Dashnor Selimi, Adelina Balashi, Valdete Andoni, Zimo Krutaj, Riya Braholli, Pilo Zyba, Ziko Kapurani, Hysen Sinani, Aleksandër Babe, Hiqmet Mece, Koci Petriti, Klanthi Zoto, Petraq Pali, Kozeta Zylo, Fran Ukcamaj etj.
Kam rastin të lutem për shpirtin e shqiptarit të madh, presidentit të arvanitëve, të ndjerit Aristidh Kolja, që u bë iniciatori i krijimit të shoqatës së parë të intelektualëve shqiptarë në Athinë e për të ndihmuar shkrimtarët celi në shtëpinë e tij Shtëpinë Botuese “Thamiris”. Kam qenë i nderuar në krye të “Shoqatës Arbëria” dhe nё atë të shkrimtarëve “Miqtë e fjalës së lirë” gjithashtu, i privilegjuar nga Aristidh Kolja që, tre librat e mi ishin nga të parat që u botuan e u diskutuan me nismën e tij dhe u përkthyen në greqisht nga z. Spiro Xhaji e Leonidha Lica.

* * *
Kam botuar pjesë nga krijimtaria ime në dhjetra gazeta e revista në Athinë, Selanik, Tiranë, Amerikë etj e librat e mia i kam botuar kryesisht në Shtëpitë botuesë, “Thamiris, Albin, Globus r.,Bota Shqiptare” “Plejad”“Princi”, e me rast falënderoj zotërinjtë Spiro Dede, Petraq Risto e Kujtim Gjonaj, etj për kujdesin e treguar.
……………….
Kam marrë pjesë në tre konferenca ndërkombëtare, (Në Kongresin e Prespektivave të letërsisë moderne të shekullit XXI në Vashington, nga data 1 -15 qershor 1997, Në festivalin e poezisë në Lodevë të Francës, 1-15 korrik 2008, dhe në Festivalin ndërkombëtar të poezisë në Durrës, gush 2008.
Në vitin 2006 jam dekoruar nga Presidenti i Republikës me “Medaljen e Mirënjohjes” me motivacionin “Për nivel të lartë estetik në krijimtarinë letrare dhe pёr rol aktiv në problemet kulturore nё emigracion.

LIBRA TE BOTUARA

POEZI

DRITA E VETËTIMËS
/DHIMBJA E URËS /
DRITARET E SHIUT/
VDEKJA E TRËNDAFILËVE/
URDHRI I LOTIT /
METODË PËR LEXIMIN E HIRIT
Poema: EPIRI PASTHIRRME JUGU

ESSE

ITAKA BRENDA MEJE /
KOSOVA SAGA E BLLKANIT(ME BASHKAUTOR)
DUUMVIRATI I NJE STINE QE SHKOI
/SIRENAT /
UNË AGJENTI I CIA-S M.H.
Aristidh Rruci koha e burrave
Drama e shprehjes

ROMANE

LOTËT E DIELLIT/
INTERVISTË ME NJË GUR /
QENI PLASTIK /
PIRAMIDA PREJ MJALTI /
DASHNORJA MISTERIOZE/
QYTETI ME DY KATE/
RROKJE NË KRYQ/
TUBETI I KUQ

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in biografite, loli
pirro loli
MELODI NË SURDINË

MELODI NË SURDINË ESE PIRRO LOLI (Mbi novelën e Primo Shllakut ”Muzikantët”, botuar në numrin e parë të antologjisë së...

Close