Poet

“Pushteti i njerëzve shfaqet me poetin.”

 

Gëte

 

S’ka gjë,Poet,që je pak”jashtë kohe!”

Si në lojën e shahut bie në “ceitnot”

Mos u praps,në se pak lexohe

Unë e di mirë:s’e meriton atë notë.

 

Se koha është e keqe (ngarkuar me strese!)

Ku veç paraja e mashtrimi lozin arushë!

E di,Poet! Ti s’ha prej asaj “gjelle!”

Kjo kohë perverse,me inat të mbush?

 

Mos u praps dhe vargjet ktheji në pushkë

Mbushur me fishekë,për të vrarë poshtërsitë.

Se dhe në kohë paqeje,një poet është në luftë

Ndaj s’i ndahen gjembat.Dhe e kryqëzojnë si Krisht!

 

22 maj 2004

 

Shënim:  Poezitë u shoqëruan me rreshtat e mëposhtëm:

I dashur Dhori!Shpesh them me vete se ne,poetët,ngjajmë pakësa me Arkimedin.A nuk thërriste ai:-Më gjeni një pikë ku të mbështetem dhe unë mund të lëviz tërë botën!Dhe ne,pak a shumë,të tillë jemi.Se duam një temë,shkak apo dhe një ngacmim(pra,një lloj leve)që të stisim një poezi.Po të dërgoj një poezi përDy Artistët e Mëdhenj të Skenës(post mortum)dhe disa poezi për Ditën Ndërkombëtare të Poezisë.”Leva”ku u mbështeta për këtë Ditë të Bekuar,padyshim,është shkrimi ifundit i Nase Janit.

Përqafime, Përparim Hysi

 

Florida,më 26 mars 2007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in albania, albanian, autori, perparim, perparim hysi, poet, poezi, shqip
Përparim Hysi
Fati i poetëve

 I çuditshëm fati i poetëve!  Ata,ëngjëllorët,jetojnë në përkorje?!  Dhe,sado që janë afër"Profetëve"  Të lënë janë nga shteti pasdore!    Të...

Close