ZOGA

Ndre Mjeda

                      Ndre Mjeda

 

NDRE MJEDA (1866 – 1937)

ZOGA

IV

E kandshme asht hana

kur del me zana,

e n’tokë me dritë përndaret.

Hyjzit që shndrisin

e që shetisin

n’për qiell, jan’ t’bukur faret.

 

Kur del agimi

e rruzullimi

me ‘j dritë kuqloshe mbëlohet

e përmbi kashta

shndritë pika-lashta1,

zemra për mall gazmohet.

 

Asht i madh shendi,

kur ndihet shpendi

ndër pyje tue pingrue;

e knaqshme a ‘j lule

kur iu përkule,

o fllad i leht’, me e l’mue.

 

Por s’i giet2 qielli,

nuk i giet prilli

as fllad që shëtitë lulet

e me erna veshet,

foshnjës që i qeshet

nanës, kur mbi ‘të përkulet.

 

(Nga “Andrra e jetës”)

1 lashta apo, lagshta= vesa.

2 s’i giet= nuk i ngjan.

 

1 Response

  1. Diadora says:

    Mund te mi ktheni keto vargje ne proze poetike

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in andra, jetes, mjeda, ndre
Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli

  Nga Jovan Jano Udhëve të e jetës... Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli) lindi më 13 shtator të vitit 1907 në...

Close