Kjosh ç’ka e mëkoj me shpirt, e qëndis me fjalë, andrra e andjeve t’mija

Albert Vataj

Kjosh ç’ka e mëkoj me shpirt, e qëndis me fjalë, andrra e andjeve t’mija


Nadja e mir’ ty dritë qi t’puth kjo rreze, tue t’zgjue prej andrrës e tue t’përkund ndër andje!
Nadja e mir’ tamëltim i dëshirimeve, kandje qi prek me rreze diten e ndez me shpirt dritën, tue mbush me frym ç’ka nata ka shterr e ç’ka agut i bjerr.
Nadja e mir’ i kjoft njasaj zemre qi çohet me krah e jeton me flatra, kumton me adhurim e kangës i’a cek çdo cicërime.
T’preku me puthje tue t’prish andrrën, e n’tjetër andërr t’kredhi, siç di e sa due, njaq sa t’muj, si tue dëshirue.
Nadja e mire të kjoft ty shpirt që gufon mungueshëm në gjoksin tem.
Ta putht synin njajo drit që më prek mue buzën e ta ndez ty shpirtin.
Ardhsha me frymën që t’hov nxitimi e ta hovsha pesh njat krahnor ku prehen andjet e dëshirave qi m’kanë prush andrrat.
E dritshme kjoft vullnesa e njatij shpirti qi gufueshëm i nepet krahnorit, kur tafti i freskët i agut mbështet kokën njaty ku due me rrëzue puthjet.
Kjosh gjithmon veç andërr, andja jeme e dishruese, kjosh ç’ka e mëkoj me shpirt, e qëndis me fjalë, ç’ka e mylmej me zemër dhe e ndez me afsh.
Kjosh andje, andrra jeme, ti qi t’xen gjumi n’kraht e andjeve t’mija, e çil syt n’prehnin e njatij shkulmi drite qi ty t’mbush me frym e mu m’ndez me diell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in albert, andrra, frym
Albert Zholi
PIRRO LOLI SHKRIMTARI DHE POETI I HESHTUR I VLERAVE LETRARE

Bisedoi Albert Zholi Shkrimtari dhe poeti i mirënjohur Pirro Loli gjithmonë e më tepër po tërheq vëmendjen e kritikes dhe...

Close