Johan Volfang Gëte

Johan Volfang Goethe

                   Johan Volfang Goethe

 

Johan Volfang Gëte

Përgatiti Përparim Hysi

                `Ka lindur më 28 gusht 1749 në Frankfurt mbi Majn.Ishte nga një familje e kamur,i ati qe këshlltar perandorak dhe fëmijëve u dha një edukatë dhe arsim të veçantë.Për 15-vjet nën kujdesin e familjes,Gëte,mësoi latinisht,greqisht,anglisht,frëngjisht dhe mori mësime dhe për hebraishten.Veç gjuhëve të huaja ai u formua kulturisht dhe nga shumë dije të kohës si një normë ekohës për çdo kavalier siç qe dhe Gëte.Tre vjet në Laipsing(1765-1768)studjoi për drejtësi,por nuk qe i kënaqur.Më 1770-1771 shkoi në Strasburg dhe këtu filloi,si të thuash,hopi i tij:u vu në krye të lëvizjes letrare”Sturm and Drang”(Stuhi dhe vrull)dhe bashkë me Shilerin,bashkëkohës dhe shok idesh,do t’i japin një shtysë të madhe shkrimeve letrare në shumë fusha:në prozë,poezi,dramaturgji,theatër,muzikë etj. Është autor i dramave”Fausti”,”Gëci i Berlingerit”,”Egmonti”,”Ifegjenia në Aulidë” ,”Tarquato Taso”etj,romane si “Vuajtjet e djaloshit Verter”,”Misioni teatral i Vilhelm Majsterit”,”Afinitetet”.Poema epike si,:”Dhelpra Raineke”,”Hermani e Dorotea” apo dhjetra balada dhe qindra lirika që u përfshinë në”Divanin” e tij të madh.Një margaritar më veten në krijimtarinë etij,është autobiografia me tri vëllime:”E vërtetë dhe poezi.”Vdiq në moshën 83-vjeçare duke lënë pas një mesazh të bukur:”Dritë…”. Është quajtur si një nga mendjet më universale të njerëzimit që rreshtohet në Panteonin e Gjenive si Homeri,Dante,Shekspiri.Ka qenë poet,mendimtar,hulumtues i natyrës dhe,si figurë poliedrike,dhe si promotori i teorisë së evolucionit. Moto e tij:”veç ai jetë e liri do meritojë,që me luftë për gjithë ditët do të duhet të fitojë.”

 

Dërguar për”FotjonArt”,14 qershor 2007

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.