10 sekonda shpirt

Isabela Tafili

                     Isabela Tafili

Isabela Tafili

10 sekonda shpirt

Dita ka 86400 sekonda
Unë mbaj 10
I thyej të tjerat si gjethe vjeshte
Kërcasin në gishta, copëtohen, bëhen pluhur
Dita ka 86400 sekonda,
Por nuk i mbaj të tëra
Rrëshqasin si uji i përroit pranë shtëpisë së gjyshes
I fryrë, i mbushur nga shirat, i zhurmshëm
Edhe sekondat, të fryra, të rënduara nga jeta, të zhurmshme
Unë mbaj vetëm ato të qetat ,
Nga ditët e zhurmshme, një copë rreze dielli
Nga njerëz që s’janë më, një fjalë
E nga të tjerë një shikim kur drita bie perfekt
E bota është pikturë
Pastaj i mbledh 10 sekondat e mia
Pamje në ngjitje, pamje në perëndim
I mbaj fortë,
S’ka bankë ti thyej ato të 10-ta
Bankat do të thyejnë gjithë sekondat e tjera
Një ditë jetë për 10 sekonda shpirt
Është pazar i mirë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in dita, isabela, pazar, sekonda, shpirt, tafili
Rovena Shuteriqi
“U ndava” me ditarin

Rovena Shuteriqi “U ndava” me ditarin Ka kaluar kohë që nga dita e fundit kur shënoja në ditarin tim ditët...

Close