Dhe pastaj…

Përparim Hysi

Ato buzë aq sensuale
I shoh larg e dua t’i puth
Se m’u bë mëndja havale
Dhe për moshën nuk kam turp.

Turpin gati ha me bukë
Nga shikimi drithërues
Një shikim aq i paturp
Sa paturp dhe aq ngacmues.

Ky shikim godet në shpirt
Hap një portë që rrinte mbyllur
Ja tek shfaqesh si një dritë
Dhe e humb si i lajthitur.

Ti më sheh e lëpin buzën
Dhe qëndron e palëvizur
Nëpër dritë e gjej udhën
Dhe pastaj, me “porta mbyllur…”

23 shkurt 2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Përparim Hysi
Po lë veten

Përparim Hysi Po lë veten në krahët e qejfit M'u arratis shpirti nga trupi. Dini e shihni:s'mbahem shendit As që...

Close