DUKE PARE YLBERIN

GAZI BUXHELI

DUKE PARE YLBERIN

Një bukuri të ikshme ka ylberi ,
siç të ikshme janë bukuritë në jetë ,
veç ylberi ka një ikje të çuditdhme
një tretje me paslenie të vetes së vet …

…paslënie puhizë mëngjeseve në lëndinë ,
a mbase në llamburitjet e valëzave ujore ,
trazim a qetësim për shpirtrat njerëzorë
ardhur nga fshehtësitë e thellësive qiellore …

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Blerim Kasneci
LUPO BLU

BLERIM KASNECI I zhuritur për ujë, i këputur nga vapa Vrapin e ndala, tek lugina me kafka. Atje tutje Sa...

Close