GRAMAFONI MBRETËROR

BLERIM KASNECI

Gramofoni mbretëror
Që bukur luante pllakën e Moxartit
Për fat i ra të luaj, pjesën e xhelatit
Por tingujt dilnin, të ndryshkur të thyer
Ehhh, more xhelat, xhelat i urryer.

Luajti gramofoni
Në ara e pleniume’
(Luajti dhe tek piramida pa mumje!)
Luajti sa luajti, dhe pllakën e ktheu
Një dëshirë i hipi
Të zhdukej nga mëmëdheu
Por ku të shkonte
s’kish as këmbë e as duar .
Ku të shkonte me sy të verbuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.