Labëria – Yllberia II

Qazim Rrushaj

Qazim Rrushaj

Nga Qazim Rushaj, Kalifornia

Një vështrim i “Historisë së Qeparoit” të J. Palit – “Lufta e Vlorës” e A. Agajt

“Libri yt përmban dy subjekte jashtëzakonisht të rëndësishëme, të cilët, gjer më sot, nuk janë vënë në dijeni jo vetëm tek grumbulli i përgjithshëm të popullit, por as në atë të grupit e qarkut të ngushtë të intelektualëve të Shqipërisë. Ndërsa lënda e pjesës së parë të
veprës nuk është i kufizuar në përshkrimin e kushteve fizike, klimatike, e të folklorot të asaj krahine që emërtohet Labëri, por vë në dukje cështje të parahistorisë të rracës Yllire në përgjithësi” -Hasan Dosti

Për të përforcuar bazën e historisë së J. Palit – Ingjiner Ago Agaj shkruan një histori të gjatë që përmbëledh mbi 300 faqe rreth Labërisë, që do ta quaja Yllberia; në librin “Lufta e Vlorës” botuar gjatë vitit 1970, dhe me vajtjen time në Taylor të Michiganit, për tu bërë një vizitë vëllazërore bashkatdhetarë ve të mij në Vjeshtën e dytë 1975, ku për kujtim z. A. Agaj më dhuroi këtë libër, duke e nënshkruar dhe shënuar me kalendarin e vjetër.
Ago Agaj, qysh në faqen e parë shkon edhe më larg, duke i përfshirë Vlorën, Gjinokastrën, Libohovën, Tepelenën, Himarën (Bregasit), që janë emra e ndasira administrative, por populli që banon në këto troje quhet Lab dhe vendi i tyre Labëri. Ndër qytetet, si Vlorë po edhe Gjinokastër, sic është e natyrëshme, ka banorë që nuk janë Labër por që janë të ardhur nga të gjitha anvt e Shqipërisë, dhe si snobizëm , nuk e quajnë veten Labër. Nga ana tjetër edhe fshatarët ua shpërblenin këtë mendësi atyre në mënyrën e tyre jo më pak therëse. Agoja pas gjurmimeve historike për të kaluarën tejet të hershme të popullit shqiptarë të Labërisë, ku në rrethet e Shkodrës të ketë jetuar një popull i quajtur Labeat, dhe vetë Liqeni i Shkodrës quhejLiqeni i Labeatëve. Mëtej, ai shënon afër Zantes të Dalmacisë (Dalmalësi) një “liqen të Labeatëve”. Më në veri, në Gjermaninë Jugore, duken katër lumenj me emrin “Labër” dhe së fundit në Gjermaninë Lindore ndodhet një qytet me emrin Labbes. Agaj cilëson se të gjitha këto emra qytetesh, lumenjsh e liqenësh, ndodhen pikërisht në rrugën që kanë marrë Yllirët duke ardhur prej lindjes (vende Baltike të cilëve u dhanë emrin baltë); dhe më vonë u kthyen për në jug sikundër shkruan profesori i famshëm H. Krahe në veprën e tij “Die Indogermanisi- erung Griechenlans und Italiens” faq. 42. Ky dijetar përmend një sasi të madhe emrash, vendesh e e lumenjsh në Gjermaninë e Jugut, të cilat fjalë rrjedhin prej Yllirishtes, që nga koha kur Yllirët banonin atje, dhe profesor Wirth në librin e tij “Der Balkan” thotë se tiparet a vetitë e njëjta që shihen ndër Bavarët dhe Shqiptarët, rrjedhin nga ajo kohë.
Agoja ndërkohë, bën këtë pyetje? Apo janv Labërit pasaardhës të Lapithëve që guxuan të luftonin kundër Ceantuarëve (një rracë përbindësh që kishin krye dhe krahë njeriu, ndërsa me trup dhe këmbë kali), simbas legjendës Pellazge. Ka të ngjarë që ky fis Yllirian të ketë ardhur po asaj rruge që erdhën edhe Yllirët e tjerë, domethënë prej lindjes së vendeve Baltike, në Gjermaninë Perëndimore, në atë të Jugut ku më vonë u ndanë, ku njëra degë kaptoi në Itali, dhe tjetra mori Dalmacinë, dhe duke shkuar më poshtë deri në Epir (Epër). Ata lanë gjurma kudo që shkolën si kujtim të banimit të tyre, emra vendesh dhe lumenjsh, dhe mbasi një pjesë e tyre në avansime të mututjeshme lanë Shkodrën, erdhën eu ngulën aty ku i gjejmë edhe sot,që ndoshta pësuan ndikimin e fqinjëve kushërinj të tyre si të Epirotëve, (të Epërve), Maedonëve dhe Thrakve. Një ndikim i tillë jo vetëm se është i natyrshëm dhe i domosdoshëm e mund të merret me mënd, që tashmë, kemi edhe disa zakone e tradita që e vërtetojnë këtë ndikim, sidoemos në raste zije. Po të këtij mendimi, vshtë edhe autori francez i “L’ENIGME” të Robert d’Angely, botuar në Tiranë, 1998; i cili thotë se, Yllirët erdhën që nga Kaspiku, duke vërshuar nëpër Bjeshkët e Kaukazisë, arrinë në Vienën e sotme (Austri), pastaj u kthyen poshtë për në Siujdhesën Apenine dhe Ballkanin Perëndimor; njëherësh u vendosën në të gjithë Ballkanin. Por, Yllirët, shkuan edhe ma naltë, pra deri tek Shtetet e sotme Balltike, pastaj u khyen për në perëndim në Gjermani. A. Agaj termën “baltik” e spjegon si “baltë” pra dhe (truall) i njomët, me shira të mëdhenj. Mund të jetë edhe ashtu. Por, mua më shkon mendja, se Yllirët që vajtën deri në atë vend të largët, që fundi mbaronte jo larg tyre sepse, pas asaj toke, mbulohej me ujë. Ndoshta ka të bëj me fjalën ballë – ballor. Balltik: Balltë, pjesa më në veri të kontinentit. Deri kah Lufta e Dytë Botërore, Europa Perëndimore është quajtur Ylliri! Kuptimi Europë, s’hyn dot në fjalorin e saj, sepse e ka kuptimin më të ngushtë të fjalës dhe të teritorit. Europë, është quajtur një rreth i ngushtë, rryp tokash, të thithura e të përthithura nga uji: rrjepur nga uji. Kjo ishte Europa me një karakter dhe kuptim shumë të vogël. Së pari duhet kuptuar rrënjën e fjalvs. P.sh. kush ishte Europa e Madhe? Europa e Madhe, kanë qenë Shtetet Mgreb. Në Shtetet Magreb ose Europa e Madhe, hyjnë: Tunisi, Maroku dhe Algjiri; historikisht ka mbretëruar si shtet i Mesdheut: Kartagjena, që shtrihet në veri të kontinentit të Afrikës. Termi Magreb, përbahet nga dy fjalë të korruptuara të lashtësisë së saj. Mag: Madh, dhe reb: rrjepë, që do të thotë ” E Rrjepa e Madhe”.
Banorët e quanin kështu, se dikur mendohet nuk ka egzistuar Deti Medhe, por pas ndryshimeve tektonike të tokës, dhe fundosja e saj, që simbas Biblës, lejohet që të ketë ndodhur fundosja dhe u krijua një rrjepë e madhe (uji që kishte llokur dhenë). Dhe kështu u thirrë, që sot as dijetarët nuk ia dijnë fundin, sepse fjalët janë të korruptuara, dhe nuk mund të lexohen ose shqiptohen drejtësisht edhe nga gjuhëtarët më të mëdhenj të botës. Këtë nuk e kisha për temë diskutimi apo sqarimi, por vetëm desha që të japë një konkretizim më të qartë për lexuesin.
T’i kthehemi prapë temës. Agoja shqyrton edhe dicka tjetër. Labrit thotë, kanë edhe një emën tjetër: Arbër – Arbinë; Arbëresh – Arbanesh. Në të kaluarën e vonëshme, qytetarët e Vlorës nuk thoshin që erdhi një Lab por erdhi një Arbër ose Arbëresh, dhe kur arratisej ndonjë fajtorë për në Labëri, thoshin: “Mori Arbërinë përpjetë”. Ali Asllani, që është prototipi i vjershëtorëve të Labërisë, flet gjithnjë për Arbër e Arbëri në vjershat e tija të bukura e plot mall. S’ka dyshim se në mes termës “Labër” dhe “Arbëresh” ka dallim, thotë Agoja. Arbërit janë ata që kanë ardhur më vonë duke u shkëputur prej vendit e fisit origjinal të Shqipërisë së Mesme, ndërsa Labërit janë banorët shumë më të vjetër.Ai shton se, shumë lagjeve u dihet paraardhja: Grabovarët e Kudhësit dhe Sinanajt e Lopësit kanë ardhur prej malësive të Elbasanit. Simbas gojdhanës, Lepenicasit e sotëm e gjetën fshatin të pa banuar, dhe i pari i tyre Mema u ngul aty dhe zaptoi gjithë malin, ku Gjikajt kanë ardhur më vonë, që gjer në rininë e Agajt, nuk kishin të drejtë kullotje në mal. Një vëlla i Memës, u ngul në Mavrovë dhe i treti në Armen. Spiromilajt që janë të ardhur nga Progonati i Kurvelezhit të Sipërm, sic e tregon një mbishkrim i vjetër në një pllakë të gurtë që ndodhej në shtëpinë e tyre. Emri Progon, në shek. 15, në një Mëhallë Shqiptare të Kërcovës, e njohur si Mëhalla Arnaud, që përbëhej aso kohe nga një numër i konsiderueshë m shqiptarësh të krishterë: Shagman, Martin, Gjergj,Gjin, Arnaut, Kalo, Progon,Lesko, Muzak, Blakor, Caparnik, Regan etj.Pra, “Progonët” e Kurvelezhit, kishin shtegëtuar kudo. “Kërcova në traditat e saj të Vjetra”, libër studimi nga Dr. Qemal Murati. Agaj, tregon se pjesa kryesore e fshatrave Haskogjinë (Ramicë), Matogjinë e Memogjinë (Bashaj) kanë ardhur nga veriu. Unë do t’I shënoj edhe më hollësisht. Kam njohur shumë nga fisi Haskaj, që tashmë jetojnë në Ulqinë e në rrethe, Troojë, si në Tuhinë të Kërcovës, që tashmë njihet si e zhdukur nga ai emër. Një MVhallë e madhe e Zajazit, jeton një familje me emrin Huskaj, që besoj se do ti takojë po ati trungu. Kurse “Matogjinët” me siguri të kenë jetuar në Malësit e Matit, si krahinë e Shqipërisë së Mesme, rrënja e fjalvs duhet kuptuar kështu: Matia: E Madhja ose ndryshe fjala është korruptuar, dhe ka marrë ca shkurtime në të shqiptuar. Matia: Malësia. Memogjinë: Gjinajt e Memës. Emri “Gjin – Gjinaj” është tepër i popullaziruar jo vetëm në kombin shqiptar, por gati në të gjithë “Botën e Krishterë”. Sot, “Gjin” shquhet si emër i përvecëm, ndërsa Gjinaj si mbiemër, dukeshquar farefisin apo llagain e tij.Gjin (mashk.) dhe Gjinë (fem). A mund ta merrni me mend se si ka kaluar kjo fjalë ndër faza të ndryshme të kohësqë është shndrruar në emër e mbiemër, dhe e ka humbur kuptimin e parë, kuptimin e hershëm. P.sh. kur përmendim termën Matogjinë, na shfaqen dy fjalë: Mato dhe gjinë. Mato: E Madhe dhe Gjinë: gjinja (gjindja), pra Gjindja e Madhe, që ka të bëj me tërësinë e njerëzve, zakonisht të një qendre të banuar, populli. Gjindja e fshatit. Gjindja e shtëpisë. Në trojet e Gegënisë, pyetja e parë: Si i ke gjintë e gjanë (si i ke njerëzit e bagëtinë)? Memogjinë: gjinajt (njerëzit) e Memës, etj.Z. Agaj, më pat thënë me gojën e vetë, që tashmë eka shënuar edhe në libër, se gjyshja e tij i pat kallzuar se fisi i tij kanë ardhur nga
Molla e Kuqe, që ky emër egziston në Mirditë afër Malit të Menellës, dhe banorët e këtij katundi janë shpërngullur tri herë. Hera e parë, prej një shumice gjarpërinjsh vdekjeprurës, kanë rrezikuar njerëzinë, dhe bagëtinë. Vetëm nga termi “menela: mendja i lë” përfundimisht mund të kuptohet se si ka qenë jetesa e kvtyre banorë mjeranë. Agoja,sqaron se, në harkun e portës së madhe të shtëpive tëvjetra, ish gëdhendur në gurë një gjarpër i gjatë dhe një gjij delje. Menelau, ishte i emri i Mbretit të Spartës, të cilin e kish lënë mendja mbas Helenës, e cila e tradhtoi dhe u maruar me Princin e Trojës, Paridin. Kuptimi i fjalës “Menelau” është me një kuptim alegorik, që bashkëkohasit e tij janë tallur me te, se si ky mbret u cmend mbas një gruaje të djallëzuar.
Si koincidencë, po shtoj se ingjiner Ago Agaj, dhe njëkoësisht profesor Zef Nekaj, mësimdhanës i Gjuhës Shqipe dhe rusishtes në Shkollën Ushtarake, në Montery të Kalifornisë (USA), të bën përshtypje se të dy ishin të gjatë e të hollë si maja lisi, dhe fytyrë bardhë e të stërgjatur. Unë, Agon shpesh e takoja në Teqen Bektashiane në Taylor , Michigan , mbasi u njohëm qysh në vitin 1975. Zef Nekaj ishte i lindur në Mirditë, ndërsa Agaj me paraardhje nga Mirdita. Mirditorët e flasin gjuhën me dialekt “të thyer” porsi anglishtja e sotme. Zef Nekaj më pat thënë se origjina e tyre është nga Maqedonia, diku në Strugë. E gjithë Maqedonia Shqiptare, përdor dialektin apo nëntëfolurën “të thyer” të gegërishtes mirditore. Dikush më thotë se, origjina e Mirditorëve do të jetë nga Mesobotamia, që ndoshta do të kenë qenë ndërtuesit e “kullave të Babilonisë”, që sot atje jeton një popull i fesë katolike me emrin: Kalldinët (Koullat Tona – Kullat Tona)!
Etimologjia e fjalës Labëri-a, që do të jetë Yllberia, në lashtësi Gjorgjia, ish Republika e Bashkimit Sovjetik quhej Iberia – Yllberia, do të thotë: atje ku bie dielli, mun atje ku rrie dielli – perëndon. Quhet Iberi-a, duke humbur L-ën, natyrisht I-ja përdoret në vend të Y-së shqipe. Po të njejtën emër e ka marrë Iberia , Siujdhesa e Pirenesë (Spanja dhe Portugalia) e quajtur dikur: Iberia : Yllberia, është me të njejtin kuptim, sepse Iberia tashmë është në Perëndim të Europës. Ndërsa Allbania, që ishte në lindje të Yllberisë, pra ishte atje ku lind dielli, atje ku zbardhon dielli. Pra, Yllberia dhe Allbania, popullohej nga të njejtët popull, dallimi, njeni banonte në Lindje e tjetri në perëdim (ishin ndarënë dy krahina të barabarta). Allbanët e Vjetër, që sot quhet Armeni, Gjorgjia , Turkmenistan , kjo e fundit ishte djepi i kulturës, që aty lulëzoi edhe shqipja jonë. Pikërisht, n’ato shkretina janë gjetur shkrimet e para, që sot e quajmë “Nëna Gjuhë”! Një gjë dij me siguri, se Armenët e sotëm po rikujtojnë se stërgjyshërit e tyre, që sot jetojnë buzë Adriatikut, Allbanët. “Këtu po përmendim se paralel me grykat kryesore të Shushicës dhe të Tepelenës, në anën perëndimore dhe lindore ndodhen dy krahina: Bregu i Detit në perëndim dhe Zagoria në Lindje, e qv të dyja të krishtere orthodokse, por labër gjer në palcë me gjuhë, zakone e karakter, sado që të lëpijtura prej një qytetërimi të huaj në vazhdimësi nga takimet e përhershme me ta. Kur Zagoria e Lunxhëria (orthodokse edhe kjo) kanë theksuar gjithnjë ndnjenjën e tyre kombëtare aqë sa fqinjët e tyre “grekofonë të Dropullit” me nofkën “Ckulos – shkulës – shpërngulës”, me të cilët nuk bëjnë as krushqi me ta (shih Cajupin,vjershëtorin e madh të Zagirisë). Ndërsa dy tre fshatra të Bregut të Detit si Himara me në krye Spiromilajt, për interese mase dhe për snobizëm kanë treguar njëfarë grekomanie të pa vend, sepse janë Labër, pra shqiptarë të kulluar me gjak, karakter, traditë, veshje, këngë e valle. Spiromilajt kanë ardhur nga Progonati i Kurvelezhit të Sipërm, sic po tregonte edhe një mbishkrim i vjetër në një pllakë të ngurtë që ndodhej në shtëpinë e tyre. Një fshat tjetër i Bregut të Detit, që hiqet grek dhe ky, Dhërmija, përbahet prej dy lagjesh të ndara në mes prej një përroi, por kur zemrohet ndonjë nga gjysma e fshatit në jug me ata të tejpërroit, nxjerrin në shesh zanafillën e tyre veriore, duke i sharë, e duke i cilësuar si “Gegë!Këtu po shënoj edhe disa vargje shkruar vjet më parë dhe botohet simbas origjinalit, që Sefo Koka nga Qeparoi, i dërgon vëllait të tij në mërgim në SHBA, zotit Qirijako N. Koka (Qirijako Tenet) babait të Geroge Tenet (Gaqo Koka), ish Drejtori i CIA-s. Këtu po shënojmë vetëm strofën e parë, e cila më parë është kopjuar nga z. Petraq Pali i Gjinpogdanajve:
“Më njëzet e dy të majit
Në muajin e dashurisë
Martoj djalin e vëllait
Gëzim i madh i shtëpisë”.
Z. Sofo Koka i Qeparoit, si uresë për Xhorxh Tenet, ai e quan “Gaqo” Koka, sepse ata ishin nga kjo familje, dhe uresën e shkruan në formë poezie. Kur Qirijako ishte në mërgim në Itali, paska ndërruar mbiemrin sepse, ka qenë në gjak me ndonjë familje tjetër, sa për ti humbur gjurmët. Dhe kjo familje, paskan pasur guxim që të urdhërojnv,që të hapen sa më shumë shkolla në gjuhën e minoritetit, duke dijtur se ishin me origjinë shqiptare. Sa familje të mëdha shqiptare të Greqisë, tashmë i kanë përkthyer mbiemërat nga “Kryeziu” në Mavrocefalos. Familja, Tenet (Koka) nuk janë gjë tjetër, pos caBallaban Pashaj, djemtë e urryer të Labërisë së Goxhajanisit, një “shqiptar” antishqiptar më i fëlliqur në historinë tonë.
Mësuesin Janko Pali e falenderoj që më afroj me familjen time,Rrushaj, që një ditë do të marrë rrugën për në Qeparoi të Yllberisë, për t’u cmalluar me kushërinjtë e mij shekullor, ndërsa ingjinjer Ago Aganë, me mirënjohje, që sa herë që takoheshim, gjithmonë më pyeste” a ke shkrujtë gjë”!?
Këto dy Yllberian, kanë prekur sedrën e Shqiptarit të kulluar dhe paraardhjen e tyre. Që të dy janë pionjerët e historisë së këtij lloji, në fakt ata merren me historinë me të kaluar të hidhur të Shqiptarit, me trimëritë, me lavditë që i ka merituar ky popull me këto troje të argjënta të Labërisë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Pierr P. Simsia
KUR DËNOHEJ KËNGA E BUKUR

PIERRE P. SIMSIA (Kujtime nga Festivali i 11-te i Kenges ne Radiotelevizion. 22-24 Dhjetor 1972) Pas Festivalit te suksesshem te...

Close