Mjegull e dashurisë

Dritero Agolli

      Dritero Agolli

 

Dritëro Agolli
Mjegull e dashurisë
Kur ikja larg ,drejt teje vija
Kur vija afër ,ikja larg
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia bëhej çark.
As e kuptoja si të desha
Një mjegull pus ,një çmenduri
Si një poet që shkruan vjersha
Dhe ndez një shkrepse , i bën hi
Dhe ndoshta kjo ish dashuria
E çakërdisur kuturu…
Për dreq më trembte largësia
Dhe afërsia gjithashtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in agolli, dashurise, dritero
Dritero Agolli
Dritëro Agolli

  Dritëro Agolli Lindi në Menkulas të Devollit. Pas përfundimeve të mësimeve në vendlindje, vazhdoi studimet në gjìmnazin e Gjirokastrës....

Close