Nënës

ADELINA BILBILI

E vogël kur isha, më gjeje në shteg,
më mbështillje,thoje :”të kam sheleg”,
Në vetulla të lexoja: “ha të rritesh,
ku e gjen forcën kaq sa vërtitesh”?
Këngës ja merrje:”Moj kanakare,
moj të kam si një sorkadhe “.
Gërshetat me qejf m’i çmpleksje
ishe e shoqërueshme,tërheqëse
E vetme kam ngelur

Si re e vetme në qiell kam ngelur
zëri yt më vjen kaq i mekur
ti më fshihe përpara syve
koha ka vdekur për ne kujtime..

Kur ika,më more faqet në duar
diell më urove,të lash rënkuar.
Zot pse shpirtin m’a plagon ti
dua të ngjitem shumë në lartësi
të takoj zogun me më fuqi
me të të shkoj,nënë të takoj ty
të të rrëfej shumë histori
veç lotët për mua mbaji ti
Jam mbjellë e humbur në hije bliri
parfumi yt nënë,ish më i miri.
Ku je nënë të të mbaj flokët në duar
një dorë dheu s’ta pata ofruar.
Nënë koka më është prerë,
zëri yt shumë lart në qiell,
zot ,pse më vure në provë të vështirë
veten s’e dua më është pështirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
E vetme kam ngelur

ADELINA BILBILI Si re e vetme në qiell kam ngelur zëri yt më vjen kaq i mekur ti më fshihe...

Close