Për dikë

Robert Bërns

              Robert Bërns

Robert Bërns

Për dikë

Shpirti nuk më gjen rehat,
Mendja punon për dikë
Gjumë s’ka gjer në të gdhirë
Natyrisht ,mendoj për të.

Nuk e kam pranë vetes,
Më duhet në jetë një,
Botës do t’i bie rrotull,
Vetëm sa ta gjej atë.

Ju që mbani dashurinë
Dashurinë plot jetësi,
Ma lini shëndosh dhe mirë,
Të më vijë kjo mrekulli.

Por, ende s’e kam pranë,
Se ku ndodhet ,nuk e di
Gjithçka do të jepja botës,
Nuk ka jetë pa dashuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in berns, dashuri, mendja, rehat, robert
Të jem pranë teje

Denis Rakitiski Të jem pranë teje Vetëm kur të zgjohem të jem pranë teje, Vetëm të të prek atë dorën...

Close