PREHJE

ANTON ÇEFA

Po prehem në kolltukun e zvërdhamë
Të mungesës sate.
Hije e dridhshme lamtumire
E varun diku në gjysmë erresirën e dhomës,
Ikja jote.

Aroma e trupit tand erë mersine,
Riti i lashtë i puthjeve që s’e tret koha,
Moria e fjalëve pa mbarim
E gjurmët e kambëve lakuriqe
Mbi qylymin e blertë të kujtesës
Prehen me mue
Në kolltukun e zvërdhamë të mungesës sate.

Ma e dhimbshme ikja jote
Në pohimin e vështirë:
Çdo gja në këtë jetë asht ikje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Anton Cefa
I TEJDUKSHËM

ANTON ÇEFA I tejdukshëm shikimi yt Kah rrëzon nji kand ndriçimi Të dhimbjes sonë Përskaj nji kohe që kaluem dikur....

Close