SHPIRTI

GAZI BUXHELI

Më pëlqen sonte të dëgjoj këngë ,
këngë se shpirtin e kam të vrarë ,
por s’dua vetëm një këngë ,
këngën e dua
me një këngëtarë të rrallë .

E ku ta gjëj unë sonte
atë këngëtarin e rrallë ?
Më thanë veç tek një bilbil ,
por bilbilin për vete
një mbret e ka marrë.

Zanat , ato që netëve këndojnë ,
mbase ma qetësojnë
shpirtin e ndrydhur ,
por një mbretëreshë ,
për qejfe sarajesh ,
në saraje i ka ndjell,
e sarajeve i ka mbyllur.

Kërkova pastaj sirenat ,
ato që deteve këndonë ,
por det’i thellë i desh për vete
e as i dëgjoj , as më dëgojnë..

Më thanë se andej tutje pyllit
është një zog me emrin Gjon ,
por ajo këngë është vetëm vaj
ai zog vëllanë e humbur kërkon

O Zot !

Si s’paska sonte një këngëtar
të më heq brengën që kam ,
nuk janë këngëtarët e mirë
apo unë më i brengosur
se brenga jam ?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
Gazi Buxheli
VARRI I VETMUAR

GAZI BUXHELI VARRI I VETMUAR ----------------------------- Në anë rruge një varr i vetmuar kohën e përjetësisë ngrys e gdhinë ,...

Close