TË DUA

Paul Eluard

                    Paul Eluard

 

Paul Eluard
TË DUA

Të dua për gjithë gratë që nuk arrita t’i njoh
Të dua për të gjitha stinët që nuk i jetova
Të dua për aromat e detit të pamasë
për kundërmimin e bukës së sapopjekur
Të dua për borën që shkrin, e që ua lë vendin luleve të para
Të dua për gjallesat që njeriun nuk e kanë frikë
Të dua, që të flas me ty për të mësuar dashurinë.
Të dua për të gjitha gratë që nuk arrita t’i dashuroj si duhet.
Je ti që më imponohesh, përndryshe pak gjëra do të shihja
Pa ty bota nuk është tjetër, veçse shkretëtirë.
Në mes të shkuarës dhe të sotmes, sa shumë të vdekur
lamë pas pa bërë zhurmë.
Nuk munda ta shkallmoj murin ku varej pasqyra ime
Më është dashur ta mësoj fjalë për fjalë jetën
Për ta harruar mè lehtè.
Të dua për urtësinë tënde, që unë nuk e kam
dhe për shëndetin.
Të dua të shkosh kundër gjithçkaje që është e gënjeshtërt
Të dua për zemrën e pavdekshme tënden, që unë nuk e kam
Ti mendon se je dyshim, ndërsa në fakt je vetmja arsye
Ti je dielli në zenit që më deh
sa herë kam siguri në veten time…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.