Artisti

Aleksander Pushkin

                   Aleksander Pushkin

Aleksander Pushkin

Artisti

Diç nxiu artisti harbut dhe dembel

Me veglat e tij mbi veprën e gjeniut,

Të pa ndjesi lëvizjet me penel,

Ngjyra mbi tablo si mbi det pikat e shiut

 

Bojrat e tepërta, pas vitesh me radhë

Zbritën poshtë si pluhur nga telajo,

Zbuluar kryevepra e gjeniut piktor

Me shkëlqimin e dikurshëm madhështor.

 

Si kjo, fantazmat misterioze,

Zemrën time të plagosur e lënë jashtë,

Dhe ajo përsëri kthen në jetë vizione

Të ditëve të virgjëra që pas lash.

 

Përktheu: Dhori Thanasi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in aleksander, artisti, dhori, pushkin
Dhori Thanasi
Dhori Thanasi

Dhori Thanasi U lind më 27 dhjetor 1953 në Tepelenë. Shkollën fillore, 8-vjeçare dhe atë të mesme i kreu në...

Close