BASHKËJETESË

Bardhyl Mezini

Lumi me gurgullimë
Pyeti detin:-Miku im
Ç’do të ishe ti pa mua?

Iu gjegj deti:-Nuk më thua,
Ti ç’do ishe pa përrua?
Përroi ç’do ishte pa shi,
Shiu pa avujt e mi?…

E sheh pra, në gjithësi,
Ti je unë, e unë jam ti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
Read previous post:
bardhyl mezini
BESNIKU

Bardhyl Mezini Lehu qeni një mëngjes: Kali doli i pabesë. Ngordhi rrugës fare kot, Ngarkesën ia la të zot. Kurse...

Close