Ia kam frikën njeriut

Mensur Spahiu

             Mensur Spahiu

 

Mensur Spahiu

Ia kam frikën njeriut 

Më shumë se çdo tmerri në botë

ia kam frikën njeriut, dhimbja  ime!

Njeriut që afron me shkëlqime të rreme,

njeriut të bardhë a të zi,

të marrit a të mençurit,

të veshurit a të çveshurit…

Biri im, kujdes!

 

Ruaju fytyrës që afron njëherësh

buzëqeshje, pendim, dridhje e mall.

Brenda saj ruhet fytyrëzeza dhe pret,

pret të mbuloj me një natë të gjatë.

Ruaju syrit që bën sikur loton,

tek rrotullon në lot gjoksin thellë t`a shpon,

( syri plas gurin, thonë,

sytë prej shpirtit ushqehen )

Brenda atij syri folen ka shpirtëzeza që pret,

pret të hidhet si gjarpër për të kallur sytë

( ooo, fytyrë me sy të djegur… )

Ruaju buzëve që afrojnë vetëm puthje

të lëngëzojnë trupin, të lëvdrojnë n`mburrje.

Brenda atyre buzëve fshehur rri fjala,

rënd del nga goja si gjëma: nepërk – fjala

të ç`burrëron të nxin, të tret e shkrin,

të lë pa ditë, pa natë, të gllabëron të gjallë…

Shtrije, shkele, pështyje në fytyrë

në gojë e sy  –  njeriun e lig.

Qaje terrin, puthe diellin

ngrohe shpirtin që s`të lë të tretësh…

 

Më shumë se çdo tmerri në botë,

ia kam frikën njeriut, biri im!…

Të pandershmit, shpirtëligut

i bardhë a i zi, i marrë a i mençur,

i veshur a i xhveshur…

Jo gjithçka që ar shfaqet e duket

arin e vërtetë mban brenda.

Biri im, kujdes!

 

Toronto. Janar 2005

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.
More in friken, kam, mensur, njeriut
Dhori Thanasi
Frika e së vërtetës

  Dhori Thanasi            Frika e së vërtetës… (Parathënie e librit “Ia kam frikën njeriut” e Mensur Spahiut) Pas më...

Close